Kasami nga vizita në Inspektoratin Komunal: Do krijojmë strategji për të reaguar në kohë ndaj ndotësve (VIDEO)

Sot në kuadër të skanimit të Komunës së Tetovës dhe të gjitha organeve dhe institucioneve që janë në kuadër të Komunës, kryetari Bilall Kasami vizitoi inspektoratin komunal për të parë ambientet kushtet me të cilat ky inspektorat funksionon, në pyetjen e Portalb.mk se cilat janë planet për funksionalizimin e inspektoratit ekologjik, Kasami tha se do të ulen edhe me sektorin civil për të krijuar një strategji në këtë drejtim, shkruan Portalb.mk.

Kasami tha se vazhdojnë të ballafaqohen me një situatë vërtetë të rëndë në të cilën ka funksionuar në të kaluarën komuna e Tetovës, administrata dhe atë se si ata mund të kryejnë shërbimet ndaj qytetarëve.

“Bashkë me përgjegjësin e inspektoratit konstatuam se kjo gjendje është vërtetë kritike dhe duhen të merren masa urgjente dhe në kuadër të kësaj, në ditët në vijim do duhet të përpilojmë një plan se si të përmirësojmë këto kushte dhe se si inspektorati edhe në aspektin e hapësirave edhe në aspektin e sistematizimit të njerëzve t’i ketë të gjitha kushtet maksimale që mund të dal të bëj[ detyrën ashtu si është e përcaktuar me ligj.” tha Bilall Kasami.

Për momentin në Inspektoratin e Komunës së Tetovës janë të angazhuar 34 të punësuar. Kasami tha se ky nuk është ekipi i tij i plotë i inspektoratit.

“Do të duhet të shohim mundësinë që të ekipohet në të gjitha njësitë e tij që të mund të jetë në teren dhe të mund të kontrollojë të gjitha pikat që i mbulon si inspektorat.  a i përket hapësirës, kam angazhuar sektorët brenda komunës që të gjejnë zgjidhje në kuadër të hapësirave që janë në dispozicion të Komunës, nëse jo pastaj do të shohim edhe me zgjidhje pak më afatgjate sa i përket ndoshta edhe rindërtimit apo ndërtimit të ndonjë objekti këtu apo diku tjetër, fillimisht ende nuk kemi një pasqyrë të qartë se cilat janë objektet në pronësi të komunës, ku me intervenime të vogla mund të sistemohen administratorët.” tha Bilall Kasami.

Nga ana e qytetarëve të Tetovës ka ankesa se inspektorati ekologjik dhe numri në ueb-faqe ka qenë jofunksional kur ata kanë denoncuar personat që kanë ndotur ambientin, andaj Portalb.mk pyeti Kasamin se çfarë planifikojnë për funksionalizimin e këtij inspektorati, se a do shtohen më shumë inspektorë apo a do të punohet me më shumë ndërrime.

Kështu u përgjigj Kasami për Inspektoratin Ekologjik:

“Edhe aty do të bëhet një plan i detajuar edhe me kapacitetet që ka inspektorati por edhe me sektorin civil do të ulemi do të bëjmë një strategji se si më së miri të reagojmë në kohë për të ndërprerë të gjitha keqpërdorimet që bëhen edhe me ndotësit por edhe me aspektet tjera.”

Ndryshe, aktualisht Inspektorati ekologjik vazhdon të mbetet i padobishëm. Ne aplikacionin  “E-report”  qytetarët mund të raportojnë për sjelljet e pandërgjegjshme të personave fizik dhe juridik të cilët me veprimet e tyre ndotin ambientin jetësor, por në këtë aplikacion numri është jofunksional. Autoritetet nuk bëjnë inspektime dhe kontrolle të shpeshta në terren si masë parandaluese ndaj hedhjes së materialeve të renda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button