Filipçe: Tani për tani mbetemi me të njëjtat masa kundër kovid-19, por ato duhet të respektohen

Për momentin nuk do të ketë rekomandime për masa të reja kufizuese, absolutisht besojmë se janë të mjaftueshme, por duhet të respektohen ato ekzistueset, tha sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

Mbajtja e maskave, mbajtja e distancës, larja e shpeshtë e duarve dhe vaksinimi, theksoi Filipçe, janë parimet bazë mbi të cilat bazohen të gjitha masat në luftën kundër pandemisë.

“Ne mund të kontrollojmë, por nuk mundet asnjë shtet të kontrollojë gjithçka. Prandaj është shumë e rëndësishme ndërgjegjja dhe ndërgjegjja e qytetarëve. Këtu është shteti me të gjitha institucione të kontrolloë, aty ku mundet, por absolutisht qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm”, deklaroi Filipçe.

Masat, theskoi ai, janë të njëjta si edhe në të gjitha vendet e zhvilluara nënvizoi se dalja nga kriza është vaksinimi.

“Mbetemi me të njëjtat masa tani për tani dhe u bëjmë thirrje të gjithëve që tu përmbahen. Po afrohen festat familjare dhe këtë vit si edhe viteve paraprake u bëj thirrje qytetarëve, nëse nuk mund të mos i organizojnë apo t’i organizojnë në një rreth më të vogël familjar. Mirëpo, grumbullimet e tilla të mëdha ku nuk respektohen masat janë rrezik që situata epidemiologjike të përkeqësohet”, tha Filipçe.

Filipçe po ashtu theksoi se është zvogëluar përqindja e pacientëve të cilët janë hospitalizuar nga numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve të rinj, krahasuar me valët e mëparshme kur kjo përqindje ishte rreth dhjetë, kurse tani është diku midis pesë dhe gjashtë përqind.

“Virusi është shumë i paparashikueshëm dhe të ketë lloj të ri, do të thotë se do të ketë karakteristika të reja. Prandaj, çfarë po bëhet në rajon dhe cilat janë efektet e kësaj do të diskutojmë javën e ardhshme. Absolutisht nëse ka ndonjë masë që do të na ndihmojë, do ta bëjmë. Tani sistemi shëndetësor është i mbingarkuar në pjesën e kovid-qendrave, nga pacientë të pavaksinuar. Pacientët e vaksinuar kanë pasqyrë klinike dukshëm më të lehtë dhe nëse kjo tendencë vazhdon, spitalet do të mbingarkohen sërish, siç janë tani në Serbi, Kroaci, Bullgari dhe Greqi. U bëj thirrje qytetarëve që të vaksinohen, ka vaksina të mjaftueshme, pikat po funksionojnë. Kjo është rruga për të dalë nga kriza”, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button