RMV, integrimi i plotë ushtarak i vendit në NATO do të realizohet javën e ardhshme

Me nënshkrimin e Deklaratës së përbashkët për integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, javën e ardhshme do të realizohet integrimi i plotë ushtarak i vendit në Aleancën Veriatlantike, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, transmeton Portalb.mk.

“Procesi i integrimit ushtarak të Maqedonisë së Veriut në NATO filloi pas nënshkrimit të Protokollit për anëtarësimin e vendit tonë në Aleancë. Procesi i integrimit ushtarak e ndiqte, koordinonte dhe zbatonte grup i punës i përbërë nga ekspertë, i cili punonte në shtatë fusha: administrimi, pajisje dhe modernizim, struktura e forcave, edukim, trajnim, ushtrime dhe vlerësim, logjistikë dhe mjekësi, integrimi i sistemit për survejim ajror me sistemin e NATO-s dhe sistemet e informacionit të komunikimit dhe mbrojtjen kibernetike”, thuhet në deklaratë.

Të dy konferencat vjetore për integrim u mbajtën në nëntor 2020 dhe qershor 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button