Ali Ahmeti: Miqësia me SHBA-në, BE-në dhe rajonin duhet të mbetet e pacenueshme

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se miqësia me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, por edhe me vendet e rajonit është pa alternativë dhe e pacenueshme me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, transmeton Portalb.mk.

“Sot ngadhënjeu ndërgjegjja e të arriturave të përbashkëta, liria, barazia, drejtësia, fqinjësia e mirë, orientimi euroatlantik i vendit tonë dhe e ardhmja e sigurt pro perëndimore. Vendi jonë ka nevojë për më shumë siguri, më tepër stabilitet dhe para-shikueshmëri politike të plotë. Mohimi i Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, por edhe NATO-s, Bashkimit Evropian, Republikës së Kosovës, gjuhës shqipe, nuk mund të ketë vend këtu. Siç ju thash, nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori. Bashkë përgjithmonë!”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Ky reagim i Ahmetit erdhi pas dështimit të votëbesimit të Qeverisë. Kjo kërkesë u ngrit nga deputetët e partive opozitare maqedonase dhe shqiptare. Por, opozitës i mungoi një votë prandaj dhe u tërhoq, kërkoi zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare.

Pak para se të fillojë seanca në Kuvend, deputeti i Lëvizjes Besa Kastrito Rexhepi, ishte i pakapshëm për bashkë-partiakët e tij. Shqetësimi sa vinte e rritej, kur disa minuta para fillimit të seancës, Rexhepi u paraqit me një status në rrjetin e tij social në Facebook, ku deklaronte se është rreshtuar në rrugën eurointegruese të vendit dhe se nuk do të votojë për rrëzimin e qeverisë.

Bashkë partiakët si dhe deputetë të partive të tjera dyshonin se ai mund të mbahet diku pa vullnetin e tij dhe se donin ta shihnin me figurë dhe zë, dhe se vetëm atëherë mund të besonin se vendimi i tij është me vullnetin e tij të lirë. Duke qenë se çështja filloi të bëhej vazhdimisht e më e madhe, Rexhepi u paraqit përsëri në Facebook, kësaj here me video, ku  fliste për kërcënime dhe se kur gjithçka të kalojë do të dalë para opinionin dhe të sqarojë gjithçka.

Opozita në mungesë të numrave, nuk arriti ta rrëzojë qeverinë, kurse kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, pak para mesnate e mbylli edhe seancën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button