fbpx

Gazetari amerikan u dënua me 11 vjet burgim në Mianmar

Një gjykatë ushtarake në Mianmar dënoi gazetarin amerikan, Danny Fenster, me 11 vjet burgim, transmeton REL.

Fenster u shpall fajtor për shkelje të ligjit të imigracionit, aleanca të paligjshme dhe nxitje të mospajtimit me ushtrinë.

Në fillim të javës, kundër tij u ngritën edhe dy akuza shtesë, për kryengritje dhe terrorizëm – vepra këto që mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

Gjyqi i tij për akuzat e reja do të fillojë më 16 nëntor.

Fenster, 37 vjeç, redaktor i ueb-faqes Frontier Myanmar, është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Jangonit, në muajin maj.

Ai është në mesin e dhjetëra gazetarëve të arrestuar në Mianmar, prejse ka ndodhur puçi ushtarak në muajin shkurt.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për lirimin e Fensterit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button