RMV, sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Sot në qendrat për shëndet publik dhe në një pjesë të qendrave shëndetësore në Shkup ku nuk kryhet vaksinimi kundër kovid-19, fillon vaksinimi kundër gripit sezonal, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ditë më parë njoftoi se janë blerë 40.000 vaksina katërvalente, ndërsa qytetarët që janë regjistruar në faqen vakcinacija.mk do të marrin SMS mesazhe në të cilat do të shkruhet data, ora dhe vendi i vaksinimit.

“Ky është viti i katërt me radhë që sigurojmë vaksina falas për të sëmurët kronikë, qytetarët mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët dhe punonjësit shëndetësorë. Do të ketë edhe vaksinim në terren edhe atë në shtëpitë e të moshuarve, qendrat e dializës, për punonjësit shëndetësorë do të organizohet pikë në Institutin e shëndetit publik, ndërsa në Shkup ku pritet presioni më i madh për vaksinim përveç në Qendrën për shëndet publik nga poliklinikat për vaksinim kundër gripit sezonal do të destinohen ata në Gjorçe Petrov, Bit Pazar dhe Idadia”, tha Filipçe.

Ai theksoi se qëndrimi i Komitetit nacional për imunizim është se nuk ka rrezik nëse dy vaksinat për gripin sezonal dhe kovid-19 merren në të njëjtën kohë, ndërsa nëse nuk merren në të njëjtën kohë, nuk ka dallim se sa distancë kohore do të ketë midis dy vaksinimeve. Ai shtoi se përveç kësaj sasie të vaksinave, qendrat për shëndet publik kanë blerë edhe 11 mijë vaksina komerciale, prej të cilave 4 mijë janë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button