ASH: Regjimi LSDM-BDI nuk do të mbijetojë

Në një kumtesë, ka reaguar partia Aleanca për Shqiptarët për dështimin e mocionit për mosbesimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Sot ishte dita kur të gjitha maskat ranë, kur regjimi aktual u vetëkonfirmua, kur të gjithë ne dëshmuam dhe vazhdojmë të dëshmojmë se kush jemi dhe për çfarë jemi! Sot regjimi hibrid LSDM-BDI përfundimisht u delegjitimua, ndërsa tani nuk ka as legalitet me vetëm 59 vota dhe një deputet që ndodhet ende në rrethana misterioze.  Sot u konfirmua se qytetarët dhe opozita kishin të drejtë në këmbënguljen për rrëzimin e këtij regjimi që thirret në BE me mekanizma antievropiane. Ky regjim sot dëshmoi se në çfarë mënyre qëndron në pushtet; me presione, kërcënime e shantazhe! Por, ky regjim nuk do të mbijetojë përkundër çdo akrobacioni që po bëjnë!” thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Kujtojmë se sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u tentua të votohet mocioni për mosbesimin e Qeverisë së vendit, kërkesë e ngritur nga deputetët e partive opozitare maqedonase dhe shqiptare, shkruan Portalb.mk. Por, opozitës i mungoi një votë prandaj dhe u tërhoq.

Për ndodhitë në Kuvend, LEXO: RMV, seanca e votëbesimit dështoi, opozita nuk i ka votat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button