Talat Xhaferi nuk e përjashton mundësinë që Rexhepi të bëhet pjesë e shumicës

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në ClickPlus në TV21 ka folur për deputetin e Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi.

I pyetur se mosparaqitja e tij sot në seancën për mosbesimin e Qeverisë, a krijon mundësi që Rexhepi të bëhet pjesë e shumicës parlamentare aktuale.

“Pse do të përjashtohet? Nuk përjashtohet, është çështje vullneti. Nëse shpreh vullnet të jetë pjesë e shumicës, nuk mund ta përjashtosh, edhe në aspekt procedural është paraparë sepse vet deputeti individualisht deklarohet me cilin grupacion do të veprojë. Do të mbështes shumicën, do të jetë i pavarur, apo do jetë opozitë”, tha mes tjerash Xhaferi.

Deputeti Rexhepi sot ishte top temë në vend sepse ai nuk u paraqit në Kuvend të votojë për rrëzimin e Qeverisë së Maqedonisë, edhe pse pritej. Më pas qarkulluan spekulime se ai është kidnapuar, opozita maqedonase dhe shqiptare ende e thotë këtë, megjithatë ai u paraqit me një video duke thënë se është mirë dhe se gjithçka ka bërë pa forcë.

Kujtojmë se sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u tentua të votohet mocioni për mosbesimin e Qeverisë së vendit, kërkesë e ngritur nga deputetët e partive opozitare maqedonase dhe shqiptare, shkruan Portalb.mk. Por, opozitës i mungoi një votë prandaj dhe u tërhoq.

Për ndodhitë në Kuvend, LEXO: RMV, seanca e votëbesimit dështoi, opozita nuk i ka votat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button