fbpx

Video e paqartë përhap dezinformata se vaksinat kundër Covid-19 përmbajnë oksid grafeni

Videoja është e paqartë dhe nuk ka informacion se kur dhe ku është bërë regjistrimi, për cilin pacient bëhet fjalë. Nuk ka asnjë fakt për të mbështetur pretendimin se personi, mushkëritë e të cilit janë në incizim, është vaksinuar kundër Covid-19 dhe se janë gjetur gjurmë të oksidit të grafenit. Vaksinat kundër Covid-19 nuk përmbajnë oksid grafeni, përbërja e vaksinave është shpallur publikisht në ueb-faqet zyrtare të prodhuesve të tyre, e të njëjtat në formë të dokumenteve gjenden edhe në ueb-faqen kovid19vakcinacija.mk, shkruan 

Një postim në Facebook pretendon në mënyrë të pabazuar se vaksinat kundër Covid-19 përmbajnë oksid grafeni. Postimi shoqërohet me një video që thuhet se tregon incizim të mushkërive të një personi të vaksinuar kundër kovidit, në të cilat u konstatua prania e oksidit të grafenit.

“Tmerr… Oksidi i grafenit në mushkëritë e një personi të ‘vaksinuar’ me ‘vaksinat’ e supozuara kundër koronavirusit të supozuar – Covid-19”, thuhet në postimin që e analizojmë.

Videoja poshtë postimit, e cila pretendohet se tregon skanim në mushkëri është e paqartë, gjegjësisht nuk ka informacione se kur dhe ku është bërë skanimi dhe për cilin pacient bëhet fjalë. Nuk ka asnjë fakt për të mbështetur pretendimin se personi, mushkëritë e të cilit janë në skanim është vaksinuar kundër Covid-19 dhe se janë gjetur gjurmë të oksidit të grafenit. Në video mund të dëgjohen vetëm zëra të paqartë në gjuhën ruse.

Kohën e fundit, fokusi i dezinformatave, nga sëmundjet dhe reagimet nga vaksina, është zhvendosur tek përbërja e vaksinave dhe performanca e tyre. “Vërtetmatësi” deri tani disa herë i ka zbardhur lajmet që pretendojnë se oksidi i grafenit është i përfshirë në përbërjen e vaksinave kundër Covid-19.

Vaksinat kundër Covid-19 nuk përmbajnë oksid grafeni dhe kjo mund të kontrollohet thjesht duke parë përbërjen e vaksinave, që publikohet në faqet zyrtare të prodhuesve të tyre, dhe e njëjta në formë dokumenti gjendet në faqen kovid19vakcinacija.mk. Siç mund të shihet, oksidi i grafenit nuk është aspak pjesë e përbërjes së vaksinave.

Akuzat për oksid grafeni në përbërjen e vaksinave i drejtohen kryesisht prodhuesit “Pfizer”, nga ku zyrtarisht janë deklaruar dhe i kanë mohuar akuzat e tilla.

Një përfaqësues i “Pfizer”, për “Associated Press“, tha se vaksina e tyre nuk përmban oksid grafeni. “Vërtetmatësi” ka shkruar tashmë se studimi, me të cilin tentohet të “mbështeten” pretendimin se vaksina Pfizer përmban oksid grafeni, nuk është shqyrtuar (nuk është peer-reviewed) nga komuniteti mjekësor dhe as nuk është mbështetur nga Universiteti në Spanjë, Almeria.

Kit Longli, menaxheri shkencor i “Pfizer”, për “Associated Press“, tha se ky përbërës nuk është në vaksinën e tyre. Të njëjtën gjë e kanë konfirmuar edhe ekspertë kimikë dhe mjekësorë, të cilët nuk kanë lidhje me kompaninë “Pfizer”.

Nuk është në listën e përbërësve dhe nuk ka asnjë mundësi që të jetë i pranishëm në vaksinëdeklaroi Allen Majerson, profesor i inxhinierisë kimike në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets.

Eksperti për vaksina, Pol Ofit, nga spitali i fëmijëve në Filadelfia, ka thënë se ky pretendim (se vaksinat përmbajnë oksid grafeni), është çmenduri e pastër.

KORONAVIRUSI ËSHTË REALITET

Më tej, postimi shpërndan dezinformata se Covid-19 nuk ekziston, gjegjësisht thotë “gjoja” koronavirusi. Edhe ky pretendim nuk është i vërtetë. Fatkeqësisht, koronavirusi është realitet që ka marrë miliona jetë deri më tani.

Koronavirusi është izoluar në laborator, me çka është dëshmuar ekzistenca e tij. Virusi u identifikua nga autoritetet kineze më 7 janar 2020, pas çka u izolua materiali gjenetik i tij ARN. Vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmon se virusi është izoluar më 7 janar 2020, edhe në njoftimin e radhës. Ky izolim i koronavirusit përmban udhëzime për prodhimin e proteinave virale që përbëjnë bazën e vaksinave Pfizer dhe Moderna.

Statistikat e fundit të Institutit për Shëndet Publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tregojnë se deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.396.992 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 204.416, numri i të shëruarve është 189.947, numri i vdekjeve është 7.194, dhe numri i rasteve aktive është 7.275 (gjendja për 04.11.2021). Të gjithë këta numra nuk janë vetëm statistika, por njerëz të vërtetë. Është e pamundur të manipulosh kaq shumë njerëz të infektuar, nëse kovidi nuk ekziston.

Nga e gjithë kjo mund të përfundojmë se postimi që po analizojmë përhap dezinformata se koronavirusi nuk ekziston dhe se vaksinat kundër Covid-19 përmbajnë oksid grafeni. Prandaj e vlerësojmë si të pavërtetë.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button