Mickoski nuk i ka votat për të rëzuar Qeverinë në RMV, ai i nënshtrohet intervenimit në spital

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka përfunduar në spital ku ka pasur një ndërhyrje kirurgjikale. Informatën e ka konfirmuar vet ai, nëpërmjet një njoftimi në profilin e tij në Facebook, të shoqëruar me foto nga spitali, shkruan Portalb.mk.

“Ditë dinamike. Deputet i kidnapuar, kriminel, kërcënimet, turp dhe kuptohet dëshira më e madhe e LSDM – BDI të mos më ketë në politikë… pas 45 minutave ndërhyrje të lehtë kirurgjike, po ndjehem shkëlqyeshëm. Falënderim shumë të madh deri te dr Gjikovski, Srceva, Peev dhe të tjerët. Shkojmë më tej, ne jemi ata të cilët ata nuk janë – Të bashkuar për ardhmëri të bashkuar të Maqedonisë”, ka shkruar Mickoski në Facebook.

Drejtori i kirurgjisë torokale, Nexhati Jakupi deklaroi për TV Telma deklaroi se Mickoski ka pasur intervenim në qaf prej ku i kanë hequr indin dhjamor, ndërsa intervenimi ka qenë i caktuar paraprakisht.

Kujtojmë se, sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut tentohet të votohet mocioni për mosbesimin e Qeverisë së vendit, kërkesë e ngritur nga deputetët e partive opozitare maqedonase dhe shqiptare. Por, opozitës i mungon një votë, ndërsa deri në mesnatë skadon afati i paraparë për këtë seancë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button