Në momentin kur shkuam me familjarët ta paraqesim në Polici, u publikua video nga deputeti Rexhepi, sqaroi Kasami

Bilall Kasami ka sqaruar që në momentin që ka shkuar me anëtarët e familjes së deputetit Kastriot Rexhepi të paraqesin rastin në Polici, është publikuar video në rrjetin e tij social, video ku ai deklaron se është mirë, transmeton Portalb.mk.

“Në situatën kur unë shkoj së bashku me anëtarët e familjes të paraqes si të humbur me familjen e tij të ngushtë, doli kjo video. Për këtë ne dyshojmë që gjithë kjo situatë është inskenuar, dhe gjithë kjo situatë është nga ana e Qeverisë për shkak votimit”, deklaroi Kasami.

Ai sqaroi që akoma telefonat e tij janë jashtë lidhjes, dhe nuk kanë ndonjë kontakt me atë. Kasami kërkoi nga Policia të paraqiten me komunikatë që deputeti është i sigurt, ndërkohë vlerësoi që votimi i tij do të ishte jo-valid edhe sikur të vjen në Kuvend për votim.

“Shumë pak është e rëndësishme se çfarë do të ndodh me seancën, kjo qeveri tashmë është delegjitimuar. Me mekanizma të këtillë, qeveria mund të ketë edhe 120 deputetë. Kjo është irelevante. Tashmë flasim për metoda kriminele-terroriste”, deklaroi Kasami.

Për ndodhitë në Kuvend, LEXO: RMV, seanca e votëbesimit drejt dështimit, opozita nuk i ka votat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button