Anëtarët e rinj të Këshillave të AShMAA-së dhe RTVM-së nën hije, BE: pengesë për reformën në media

Mbeti nën hije zgjedhja e anëtarëve të rinj këshillave të Radiotelevizionit të Maqedonisë dhe Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (AShMAA), pozita të cilat nuk mund të plotësohen për disa vite, prandaj parlamenti me raste ua zgjaste mandatin anëtarëve aktualë. Me hapjen e konkursit në gjysmën e dytë të këtij viti, ku u paraqitën rreth 60 kandidatë, zgjidhjes së një problemi shumë vjeçar dukej se po i vinte fundi. Por duket se, të paktën për momentin nuk është kështu, shkruan Portalb.mk. Reformat e suksesshme në sektorin e mediave, e afrojnë Maqedoninë me Bashkimin Evropian.

Lidhur me këtë çështje Portalb.mk kontaktoi shërbimet për informim të Kuvendit, nga ku, shkurt thanë se për shkak të zgjedhjeve ishte pamundësuar zgjedhja e anëtarëve të rinj, kurse përpara zgjedhjeve po ashtu nuk mund të bënin emërime të reja, prandaj një gjë e tillë pritet të ketë epilog periudhën vijuese.

Kuvend

Megjithatë, kjo bie në kundërshtim me vendimin e Kuvendit, pasi kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, kishte deklaruar se do të zhvillohet debat publik, që nuk ndodhi asnjëherë.

“Pas festave, pas 20 gushtit, pres të mbledh seancën e parë për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, pasuar nga një debat publik dhe zgjedhje”, pati deklaruar për BIRN Kostadin Kostadinov, kryetar i komisionit përkatës parlamentar.

Megjithatë, zgjidhja e këtyre anëtarëve nuk duket askund në horizont, sidomos kur situata politike në vend është shumë e tensionuar. Partitë opozitare dhe ata në pushtet “grinden” se kush ka shumicë dhe kush e ka legjitimitetin për udhëheqjen e Qeverisë.

Njashtu, mbetet e paqartë, nëse anëtarët e rinj do të zgjidhen nga konkursi i mbajtur së fundmi apo përsëri do të hapet konkurs i ri.

ASHMAANë maj të këtij viti, Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime konkursin e ri për anëtarët e rinj të dy këshillave e shpalli përsëri, për të cilët kandidatët mund të aplikonin deri më 7 qershor.

Ndryshe, në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele thuhet se:

  • Anëtarët e Këshillit të AShMAA-së emërohen për një periudhë prej pesë vjetësh.

Megjithatë anëtarët aktual të këshillave janë emëruar gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së të kryesuar nga Nikolla Gruevski në vitet 2012 dhe 2014 dhe nuk po gjejnë zчvendësim.

Ata kanë punuar dhe vendosur për disa vjet me mandat të skaduar.

Zgjedhja e anëtarëve të rinj në AShMAA dhe RTM nga Kuvendi po zvarritet mbi dy vite, së pari për faktin se dy partitë maqedonase nuk arrinin të gjejnë gjuhë të përbashkët, kurse tani për arsye që përsëri janë të paqarta përshkak të transparencës së ulët.

Ndërkohë Komisioni Evropian në raportin e tij të fundit për Maqedoninë e Veriut, përsëri nënvizoi procesi i reformës në RTVM pengohet nga vonesa e këtyre emërimeve.

“Servisi publik miratoi një strategji zhvillimore pesëvjeçare, por procesi i reformës pengohet nga vonesat në emërimin e anëtarëve në këshillin e tij dhe të këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale. Kriza e COVID-19 pati ndikim të fortë ekonomik në sektorin e medias, veçanërisht në aktorët rajonalë dhe lokalë. Mediat u përfshinë në paketën e ndihmës, por të drejtat e punës së gazetarëve ende duhet të adresohen”, thuhej në raportit e këtij viti të KE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button