Mickoski e ka gënjyer qytetarin që i ka 61 deputetë për shumicën e re parlamentare, vlerësojnë nga LSDM-ja

Deputeti i LSDM-së, Jovan Mitreski në paraqitjen e tij për media në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, vlerësoi që Mickoski ka gënjyer për shumicën e re parlamentare dhe votimin e mosbesimit të Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

“Pikërisht Mickoski e ka gënjyer qytetarin që i ka 61 deputet për shumicën e re parlamentare dhe votimin e mosbesimit të Qeverisë. Për këtë mos-sukses, Mickoski mos të kërkojë arsyetim dhe mos të fajësojë ndonjë person tjetër”, deklaroi Mitrevski.

Ai vlerësoi që të gjitha gjërat që kanë ndodhur sot në Kuvend janë rezultat i gënjeshtrave që i shpalos “humbësi Hristijan Mickoski”.

“Vetëm për pushtet dhe asgjë tjetër, ai është ulur në një tavolinë me strukturat anti-NATO dhe anti-BE, parti që janë kundër konceptit “Një shoqëri për të gjithë”. Te ata nuk ka principe, nuk ka politika, nuk ka asnjë ofertë për qytetarët, për shtetin”, deklaroi Mitreski.

Deputeti i LSDM-së kërkoi nga Mickoski të kërkojë falje deri të qytetarët që i ka gënjyer që ka shumicë të re parlamentare, për çka kërkuar edhe llogari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button