Kasami e paraqiti në Polici rastin e deputetit Rexhepi

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, e ka paraqitur në polici rastin e mungesës së deputetit të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në ditën kur duhet të votohet mocioni i mosbesimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Duhet të japin llogari se ku është deputeti i Lëvizjes Besa dhe pas kësaj Qeveria duhet të japë dorëheqje. Nuk mundet që një deputet i zgjedhur nga populli, me imunitet, të humbet dhe askush mos të ketë informata se ku gjendet”, deklaroi Kasami, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët.

Ai vlerësoi që më këtë që po ndodhë me deputetin Kastriot Rexhepi, nuk bëhet fjalë më për pushtet-opozitë, por bëhet fjalë për vlerat bazë të demokracisë. Ndërkohë ka theksuar që në Polici deputeti Rexhepi është paraqitur si i ‘humbur’.

“Derisa Kastriot Rexhepi nuk del para opinionit me figurë që ta shohim se është shëndosh e mirë, çdo porosi përmes rrjeteve sociale nuk është valide. Çdo porosi, në të cilën ai mund ta bëjë me dhunë, mund ta bëjë i kërcënuar, mund ta bëjë përmes mekanizmave që ne i dimë, nuk është valid”, deklaroi Kasami, në lidhje me publikimin e video-incizimit të deputetit Rexhepi.

Ndërkohë, deputeti Kastriot Rexhepi është paraqitur përmes rrjetin social përmes një video-incizimi, ku kërkon nga kryetari i Lëvizjes Besa mos të shqetësohet për deputetin, pasi është me shqiptarët.

Për ndodhitë në Kuvend, LEXO: Mickoski e Kasami në Kuvend pasi mungon kuorumi: Apasiev e thirri Xhaferin ta mbajë seancën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button