fbpx

Deputeti Kastriot Rexhepi paraqitet me video-incizim, flet për kërcënime (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes Besa është paraqitur përmes rrjetin social përmes një video-incizimi, ku kërkon nga kryetari i Lëvizjes Besa mos të shqetësohet për deputetin, pasi është me shqiptarët, transmeton Portalb.mk.

“Kryetari Bilall Kasami dhe të tjerët nuk kanë nevojë të shqetësohen për mua. Jam në vend të sigurt, jam në anën e duhur, jam me shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e vendit të cilët dëshirojnë paqe, liri dhe demokraci. Jam me BE dhe NATO, dhe jo me qarqe anti-shqiptare”, deklaroi Rexhepi.

Ai theksoi që disa individë e kanë kërcënuar, për çka do të paraqitet edhe në media të sqarojë rastin.

“Sapo të kalojnë disa rreziqe nga kërcënimet e disa individë, do të paraqitem para mediumeve dhe do t’i sqarojë të gjitha”, deklaroi Rexhepi.

Portalb.mk ka pyetur në polici nëse Rexhepi ka paraqitur te ky institucion kush e ka kërcënuar dhe pret përgjigje nga MPB.

Kryetari i Lëvizjes Besa e ka paraqitur rastin e deputetit Kastriot Rexhepi në Polici, duke kërkuar nga Policia dhe Qeveria të japin sqarim se ku gjendet deputeti.

“Duhet të japin llogari se ku është deputeti i Lëvizjes Besa dhe pas kësaj Qeveria duhet të japë dorëheqje. Nuk mundet që një deputet i zgjedhur nga populli, me imunitet, të humbet dhe askush mos të ketë informata se ku gjendet”, deklaroi Kasami, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët.

Unë dyshoj që Kastriot Rexhepi mbahet diku pa vullnetin e tij dhe nuk lejohet të vijë në Kuvend. Kështu deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në konferencë për shtyp para Kuvendit, në lidhje me ndodhitë e fundit, ku deputeti i kësaj partie, nëpërmjet Facebookut njoftoi se nuk do të vijë në Kuvend dhe me këtë e prishi shumicën prej 61 deputetëve për votimin e votëbesimit të Qeverisë.

Për ndodhitë në Kuvend, LEXO: Mickoski e Kasami në Kuvend pasi mungon kuorumi: Apasiev e thirri Xhaferin ta mbajë seancën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button