Mickoski: Deri në mesnatë e presim Kastriot Rexhepin, jemi të shqetësuar

Deri në mesnatë, gjegjësisht deri në ora 12 e presim deputetin Kastriot Rexhepi, pasi që fizikisht nuk e kemi parë, nuk e dimë nëse është diku me vullnetin tij, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili disa orë është në Kuvend, bashkë me partitë tjera të cilat paralajmëruan, por nuk siguruan kuorum prej 61 deputetëve pasi që në Kuvend nuk u paraqit Rexhepi, njofton Portalb.mk.

“Nuk e dimë nëse është kidnapuar ose ka ikur, pse nuk është paraqitur, nëse është kundër votëbesimit të qeverisë, do të votonte kundër, do ta shpëtonim popullin nga ky cirk”, tha Mickoski.

Mickoski thotë se deputetët nuk zhduken ashtu-kështu, në komunitetet që i ka theksuar Rexhepi në statusin e tij, BE dhe SHBA.

Për ndodhitë në Kuvend, LEXO: Mickoski e Kasami në Kuvend pasi mungon kuorumi: Apasiev e thirri Xhaferin ta mbajë seancën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button