fbpx

Arbër Ademi: Zemra e Rexhepit qëndron në Bruksel dhe Uashington

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, është deklaruar në lidhje me ndodhitë e fundit, pasi që deputeti i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi nëpërmjet Facebookut njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancën kuvendore ku do të votohet votëbesimi i Qeverisë dhe me këtë i prishi numrat e VMRO-DPMNE-së për rrëzimin e pushtetit, njofton Portalb.mk.

“Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut janë për një qeveri e cila kultivon vlera evropiane, euroatlantike, prandaj edhe vendimi i zotëri Rexhepit është i tillë. Zemra e tij qëndron në Uashington dhe Bruksel, prandaj besojmë se ky është motivi që zotëri Rexhepi të mos merr pjesë në një mocion për rrëzimin e Qeverisë”, tha Ademi.

I pyetur nga gazetarët, ai u përgjigj se nuk ka informata se ku ndodhet Rexhepi,

“Nuk kemi informata. Këtu jemi me deputetët e BDI-së. Nuk kemi pasur kontakt me Rexhepin”, tha Ademi.

Për ndodhitë në Kuvend, LEXO: Mickoski e Kasami në Kuvend pasi mungon kuorumi: Apasiev e thirri Xhaferin ta mbajë seancën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button