Kosovë, gjashtë raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi se sot u regjistruan gjashtë raste të reja me Covid-19, nga 1,427 testime të realizuara, përcjell Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ndërkaq, si të shëruar u regjistruan 21 persona.

Numri i rasteve aktive me Covid-19 është 429.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar mbi160.000 raste të infektimit, prej të cilëve 2,978 vdiqën.

Ndryshe, në Kosovë deri tani janë aplikuar 1.580.000 doza të vaksinës, prej të cilëve 746 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button