Parashikimet e KE-së: Vendi këtë vit do të ketë rritje ekonomike prej 4 %, kurse vitin e ardhshëm 3,9 % (Video)

Maqedonia e Veriut këtë vit do të shënojë rritje ekonomike prej 4 %, kurse në vitin 2022 prej 3,9 %, parasheh Komisioni Evropian (KE) në parashikimin makroekonomik të vjeshtës për vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate, shkruan 360 shkallë.

KE vlerëson se rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë së Veriut po bën përparim të mirë dhe kërkesa e brendshme dhe e jashtme po rritet. Progresi pritet të vazhdojë gradualisht në vitin 2022 dhe 2023, bazuar në rritjen e konsumit të brendshëm dhe kërkesës nga jashtë.

Rritja reale e PVB-së parashihet të jetë mesatarisht 3,9 përqind midis 2021 dhe 2023. Rimëkëmbja e financave publike ka të ngjarë të zgjasë më shumë sesa pritej më parë. Nevojat për financim për planet e reja ambicioze të investimeve publike të qeverisë dhe zbatimi i vazhdueshëm i masave kundër krizës ka të ngjarë të çojnë në nivele të larta të qëndrueshme të deficitit fiskal, thuhet në projeksionin ekonomik të vjeshtës të KE për Maqedoninë e Veriut.

Rreziqet për perspektivën pozitive të rritjes përfshijnë vazhdimin e pandemisë kovid-19, ngadalësimin e shkallës së vaksinimit dhe masat e mundshme shtesë kufizuese. Ndërprerja e zgjatur e zinxhirëve të furnizimit mund të ndikojë negativisht në pritshmëritë për eksportin.

Për të forcuar qëndrueshmërinë fiskale, Qeveria do të duhet të rregullojë me kujdes tërheqjen graduale të mbështetjes për krizën fiskale dhe zbatimin e agjendës së saj ambicioze të investimeve. Skenari fiskal duhet të parashikojë zbatimin e shpejtë të masave për të përmirësuar qeverisjen fiskale dhe menaxhimin e investimeve publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button