Pandemia nuk e pengoi mbajtjen e Point 9.0 – tubimi më i madh i sektorit joqeveritar në rajon

Sot në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës filloi për herë të 9-të Konferenca Point (Përgjegjësia Politike dhe Teknologjitë e Reja), e cila paraqet një platformë për komunikimin e shoqërisë civile, inkurajon përdorimin e teknologjive të reja në të gjitha fushat me interes publik, merr rolin e një forumi për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përvojave,  njëkohësisht duke u përpjekur të jetë një inkubator për zhvillimin e ideve, projekteve dhe strategjive të reja, përcjell Portalb.mk.

Në axhendën e ngjeshur dyditore nga mëngjesi deri në mbrëmje, temat kryesore të diskutimit këtë vit do të jenë pasojat e pandemisë në punën e OJQ-ve, punonjësve dhe aktivistëve të tyre dhe mënyrat për të përballuar situatën e re ku puna në distancë paraqet normë , por ka ende nevojë për komunikim ballë për ballë, si ndryshon vetë natyra e punës nëpërmjet përdorimit të mjeteve të komunikimit në distancë, si të rritet efikasiteti i OJQ-ve në kushte të tilla, çfarë nënkuptojnë këto ndryshime kur bëhet fjalë në ngjarje të tilla si konferenca, seminare dhe puntori, të cilat kanë qenë gjithmonë një komponent i rëndësishëm në punën e sektorit joqeveritarë duke pasur parasysh funksionin e tyre edukativ.

Një numër panelesh do të trajtojnë kontrollin e fakteve dhe sfidat me të cilat përballen gazetarët që punojnë në këtë fushë. Vëmendje e madhe do t’i kushtohet situatës së të drejtave të njeriut dhe ruajtjes së lirisë së shprehjes gjatë pandemisë. Në këtë drejtim do të flitet për gazetarinë në kohë pandemie, pasojat e infodemisë (pandemia e dezinformatave) dhe fluksin e teorive konspirative në rrjetet sociale, ku verifikues të fakteve nga i gjithë rajoni do të ndajnë përvojat e tyre.

“Pas dy vitesh e gjysmë pune në internet, ne mendojmë se një konferencë me prezencë fizike është mënyra më e mirë që njerëzit të shohin njëri-tjetrin dhe të shkëmbejnë ide. Ne donim ta bënim Point 9.0 të ndryshe, të ishte një pasqyrim i pandemisë, i gjithçkaje që na ndodhi, sepse shumë gjëra kanë ndryshuar – mënyra se si punojmë, mënyra se si jetojmë, mënyra se si ndihemi, si ndikoi pandemia në shëndetin mendor, të drejtat e njeriut dhe prandaj duam të hapim të gjitha çështjet dhe të shohim se në cilin drejtim do të shkojmë. Përsa i përket kontrollit të fakteve, fatkeqësisht, pandemia ka çuar në një lloj ‘mainstream’ të dezinformatave, të fluksit të teorive konspirative, të cilat përjetuan një rilindje gjatë pandemisë, ndaj duhet të mendojmë se si ta trajtojmë këtë valë e re dezinformimi.” – tha Darko Brkan, drejtuesi i Pse Jo në hapje të konferencës.

Point 9.0 organizohet nga rrjeti ACTION SEE, anëtarët e të cilit janë “Pse Jo“nga BH, CDT – Qendra për Tranzicion Demokratik nga Mali i Zi, CRTA – Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi nga Serbia dhe Fondacioni Metamorfozis nga Maqedonia e Veriut.

Transmetimin e drejtpërdrejtë të Point 9.0 mund ta ndiqni në këtë link: https://point.zastone.ba/stream/ 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button