fbpx

BE-ja në përgatitje të sanksioneve shtesë kundër Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka shkuar një hap tutje në ndëshkim të Bjellorusisë për krizën në kufirin Poloni-Bjellorusi, ku qindra migrantë nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika, vazhdojnë të qëndrojnë në ambiente të ftohta dhe me pak ushqim, njofton REL.

Ambasadorët e 27 vendeve të bllokut evropian janë pajtuar më 10 nëntor se situata lë hapësirë për sanksione të reja që mund të miratohen javën e ardhshme dhe të shënjestrojnë 30 individë dhe entitete, përfshirë ministrin e jashtëm të Bjellorusisë dhe linjën ajrore kombëtare.

Migrantët kanë kaluar një tjetër natë në kufi.

Liderët e BE-së kanë akuzuar Minskun se është duke i marrë ata nga vendet e varfra dhe me qëllim po i shtyn drejt kufirit me Poloninë, duke tentuar të shkaktojë kaos në BE.

Polonia është duke refuzuar që të lejojë hyrjen e migrantëve në territorin e saj dhe ka dërguar qindra trupa në kufi.

Ky shtet po ashtu ka ndërtuar një ndalesë me gjemba në zonën kufitare.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë në një konferencë të përbashkët me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki më 10 nëntor se veprimet e Bjellorusisë përbëjnë “hakmarrje të heshtur”, për shkak se BE-ja ka kërkuar ndryshime demokratike në zgjedhjet e mbajtura në gusht të vitit 2020 në Bjellorusi.

Perëndimi dhe opizita bjelloruse i konsiderojnë të manipuluara zgjedhjet në të cilat Alyaksandr Lukashenka – që është në pushtet që nga viti 1994 – është shpallur fitues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button