Invanov uron Papuljas për festën e Greqisë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi urime deri te kolegu i tij grek Karolos Papuljas me rastin e Festës kombëtare të Republikës së Greqisë.

“Më lejoni, në këtë rast të bukur, ta theksoj përcaktimin e fuqishëm të Republikës së Maqedonisë për avancim të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin me vendin tuaj, që është në interes të qytetarëve të të dy vendeve tona. Konsideroj se mund të jemi të kënaqur që dy shoqëritë dhe ekonomitë tona me sukses bashkëpunim.

Ajo që ne, si presidentë, edhe qeveritë tona, kemi obligim dhe përgjegjësim është që ta inkurajojmë dhe të krijojmë kushte edhe më të volitshme për bashkëpunim të përgjithshëm, për çka ekzistojnë potenciale të shkëlqyeshme. ne jemi plotësisht të përgatitur”, thuhet në urimin e presidentit Ivanov.

Njëherit, shton presidenti i Maqedonisë, do të doja ta theksoj bindjen time të thellë, se me përpjekje të përbashkëta do të japim kontribut të rëndësishëm në realizimin e vizionit të përbashkët për paqe, stabilitet, prosperitet dhe mirëqenie në rajon si pjesë e familjes së madhe evropiane dhe euroatlantike.

Lajme të ngjashme

Back to top button