Skender Rexhepi: Njerëzit që tradhtojnë njëherë, tradhtojnë gjithmonë (VIDEO)

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejd, para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka komentuar situatën e krijuar pasi që deputeti i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancën kuvendore për votëbesimin e Qeverisë dhe me këtë e prishi shumicën e paralajmëruar prej VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

Ne erdhëm këtu që të votojmë për rrëzimin e Qeverisë. Qëndrimi ynë është dhe do të mbetet se pushteti duhet të shkojë në opozitë. Për fat të keq, apo për fat të keq tonin ndodhi që të mos bie BDI-ja, ndërkaq shpresoj që deri në ora 12 do të ndodh e kundërta. E mira është që e kemi ditur që njerëzit që tradhtojnë njëherë, do të vazhdojnë të tradhtojnë gjithmonë”, tha Skender Rexhepi.

Për ndodhitë në Kuvend, LEXO: Mickoski e Kasami në Kuvend pasi mungon kuorumi: Apasiev e thirri Xhaferin ta mbajë seancën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button