Vdiq ish-presidenti i Afrikës së Jugut

F.W. de Klerk, presidenti i fundit i kohës së aparteidit në Afrikën e Jugut dhe lojtari kryesor i shtetit gjatë tranzicionit në demokraci, ka vdekur në moshën 85-vjeçare, pas një beteje me kancerin, transmeton REL.

De Klerk, i cili ka qenë udhëheqës shteti në periudhën shtator 1989 dhe maj 1994, është diagnostikuar me kancer më herët gjatë këtij viti, ka njoftuar Fondacioni i tij.

“Ish-presidenti FW de Klerk ka vdekur në paqe në shtëpinë e tij në Kejp Taun më herët në mëngjes, pas betejës me kancer”, ka thënë Fondacioni që mban emrin e tij.

De Klerk ka qenë figurë kontroverse në Afrikë Jugore.

Ai është fajësuar për dhunë kundër afrikanëve me ngjyrë ndërsa nga personat e racës së bardhë është parë si tradhtar.

De Klerk ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1993, bashkë me Nelson Mandelën për përpjekjet e tyre që të bashkojnë një shtet të ndarë pas disa dekadave të aparteidit.

De Klerk ka udhëruar lirimin e Mandelës më 1990, pas 27 vjetëve në burg.

Mandela është bërë më pas president i Afrikës Jugore, njëherësh lideri i parë me ngjyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button