Përfundoi afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve për financim të projekteve me interes kombëtar për vitin 2022

Nga Ministria e Kulturës njoftojnë se sot në ora 12 ka përfunduar afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve për konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në kulturë për vitin 2022, përcjell Portalb.mk.

Ministria e Kulturës njofton se për herë të parë këtë vit prezantoi aplikim elektronik për të konkuruar. Për plotësimin e nevojave të përdoruesve, për shkak të mënyrës së re të aplikimit që hapi pyetje të reja, Ministria e shtyu afatin edhe për 5 ditë – deri sot në mesditë.

“Shërbimet në Ministrinë e Kulturës kanë bërë gjithçka që procesi i aplikimit elektronik të shkojë pa probleme dhe të zbatohet pa të meta, duke minimizuar sfidat e mundshme për aplikantët. Mund të informojmë se kemi arritur proces të suksesshëm të aplikimit elektronik për konkurset vjetore, diçka që përdoruesit e kanë kërkuar prej vitesh. Shprehim mirënjohjen tonë për aplikantët që e pranuan këtë risi me reagim pozitiv dhe pjesëmarrje aktive dhe me të cilët gjatë procesit bashkërisht tejkaluam vështirësitë që dolën nga kjo përvojë e re për të gjithë ne.” shtuan nga Ministria e Kulturës.

Ndryshe, para shpalljes së konkurseve vjetore janë mbajtur trajnime për shfrytëzuesit në Qendrat për kulturë në mbarë vendin dhe në Shkup. Që nga fillimi i konkursit, për mbështetje teknike janë hapur dy linja telefonike, ku shfrytëzuesit marrin informacionet e nevojshme, ndërsa konsultimet kryhen edhe përmes adresës elektronike në veprimtari të caktuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button