RMV, policia ka arrestuar gjashtë persona pas kontrolleve në disa objekte hotelerike në Tetovë

Në periudhën prej orës 22:50 të datës 10 nëntor, deri në orën 01:00 të datës 11.11.2021, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, Njësia nacionale për luftimin e kontrabandimit dhe trafikimit me qenie njerëzore dhe Departamentin për krim ndërkufitar dhe migrim në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës kanë kryer kontrolle aksionare në tre lokale në zonën e Tetovës. Në këtë aksion janë arrestuar gjashtë persona, transmeton Portalb.mk.

“Në orën 00:30 në një objekt hotelerik në fshatin Sedlarcë e Epërme, në rajonin e Tetovës, janë arrestuar A.K. (34) dhe E.K. (37), të dy nga Republika e Shqipërisë, për shkak të qëndrimit ilegal në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mospasjes së lejes për qëndrim. Ata janë arrestuar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet parashtesë përkatëse”, njoftuan nga MPB-ja.

Në orën 01:50, nga ana tjetër në një objekt hotelerik në Zherovjan të Tetovës, nga liria u privuan katër shtetas të huaj – K.I. (29) nga Republika e Bullgarisë. D.K (32) nga Republika e Serbisë, A.H. (24) nga Rusia dhe M.N (26) nga Republike e Serbisë, sepse kanë keqpërdorë qëndrim turistik, gjegjësisht kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin.

Personat janë arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button