RMV, bëhet fjalë për rast të lartë korrupsioni, thonë nga Policia Financiare për bastisjet në disa shtëpi

Drejtoria e Policisë Financiare tha se bastisja nuk është bërë në shtëpinë e deputetit Jovan Jauleski nga VMRO-DPMNE dhe as te ndonjë përfaqësuesi tjetër i ndonjë partie politike, por ka të bëjë me punonjësit e EVN Elektranat e Maqedonisë DOOEL Shkup dhe EVN Maqedoni ShA Shkup dhe Drejtoria kërkon që ky aksion të mos keqpërdoret për qëllime politike, transmeton Portalb.mk.

“I demantojmë dhe hedhim poshtë tërësisht deklaratat e deputetit Jovan Jauleski se bastisja është bërë në shtëpinë e tij dhe as te ndonjë përfaqësues tjetër të partisë politike. Procedura parahetimore ka të bëjë me punonjës të EVN Elektranat e Maqedonisë DOOEL Shkup dhe EVN Maqedoni SHA Shkup”, theksojnë në njoftimin me shkrim për media të kësaj Drejtorie.

Policia Financiare, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup, kreu kontrolle në kuadër të procedurës parahetimore pas informatave të marra paraprakisht për transaksione të dyshimta të mjeteve  mes të EVN Elektranat e Maqedonisë DOOEL dhe disa personave fizikë.

“Në kuadër të procedurës para hetimore, kurse pas urdhrave të marra paraprakisht nga gjykatat kompetente, gjatë ditës së sotme është kryer bastisje te disa persona në territorin e qytetit të Shkupit dhe Dellçevës, mes të cilëve edhe punonjës të EVN Elektranat e Maqedonisë DOOEL Shkup dhe EVN Maqedoni SHA Shkup me qëllim të gjetjes së provave të zbatimit efektiv të procedurës para hetimore dhe vërtetimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale”, thonë nga Policia Financiare.

Babai i deputetit është i punësuar si udhëheqës i Sektorit për prokurime publike në EVN.

VMRO-DPMNE ka reaguar se një veprim i tillë në ditën e votimit të besimit ndaj qeverisë “do të thotë vetëm se regjimi i Zoran Zaevit është i dëshpëruar, në shpërbërje dhe nuk zgjedh mjetet për presion dhe shantazh ndaj deputetëve”. “Metoda të tilla tipike të Çausheskit do të mposhten rëndë.”

Edhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në Facebook ka paralajmëruar me kërcënim – “Nuk e dini se çfarë ju pret”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button