Përshkallëzohet kriza e emigrantëve në kufirin me Poloninë, do të mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë seancë në të cilën Estonia, Franca dhe Irlanda planifikojnë të ngrenë çështjen e emigrantëve të bllokuar në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë. Qindra emigrantë janë në kufi, ku Polonia përpiqet’i pengojë të hyjnë në territorin e saj, tranmeton Portalb.mk.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres konsideron se situata me emigrantët në kufirin polako-bjellorus duhet të zgjidhet në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe nuk duhet të bëhet burim tensioni mes vendeve. Kjo u njoftua në brifingun me gazetarë nga ana e përfaqësuesit zyrtar të Sekretarit të Përgjithshëm Stefan Duzariq.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e përshkroi fluksin e refugjatëve nga Bjellorusia në Poloni si sulm hibrid nga një regjim autoritar. Ajo kërcënoi se do të vendosë sanksione ndaj atyre vendeve që ndihmojnë regjimin e Aleksandër Lukashenkos të dëmtojë BE-në, shkruan Euronews.

Komisionerja e lartë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, Michelle Bachelet, ka kritikuar gjendjen e vështirë të emigrantëve në temperatura të ulëta, duke u kërkuar që t; sigurohet qasje e menjëhershme në ndihma humanitare.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki akuzoi Bjellorusinë për terrorizëm shtetëror për rolin e saj në sjelljen e emigrantëve në kufi. Ai akuzoi edhe presidentin rus Putin për orkestrimin e fluksit të emigrantëve në kufirin polako-bjellorus.

Policia polake thotë se vetëm në 24 orë ka parandaluar pothuajse 600 përpjekje për kalim ilegal të migrantëve përtej kufirit. Nëntë persona u arrestuan, duke përfshirë pesë shtetas libanezë, tre irakianë dhe një shtetas sirian. 48 persona të tjerë janë urdhëruar të largohen nga Polonia.

Ndërkohë, Lituania ka shpallur gjendje të  jashtëzakonshme, pasi në kufirin e sa me Bjellorusinë vetëm gjatë të martës janë ndaluar të hyjnë minimum 170 migrantë. Masat e marra përfshijnë ndalimin e lëvizjes së automjeteve dhe hyrjen në zonën kufitare pesë kilometra të gjerë, me përjashtim të popullsisë vendase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button