Vetëm gjashtë muaj burg për Zoran Mileski-Kiçeec i cili shkaktoi aksident ku vdiq një 32 vjeçar

Vetëm 6 muaj burg për të dënuarin në rastin“Reket” Zoran Mileski – Kiçeec, i cili me 4 shtator ilegalisht me Mercedesin e tij doli nga korsia e tij në autostradën Gostivar – Kërçovë, në vijë të plotë dhe duke tejkaluar, është përplasur veturë që lëvizte në drejtim të kundërt, gjatë së cilës ndërroi jetë një person nga vetura që kishte përplasur Kiçeec, transmeton Portalb.mk

I akuzuari e ka pranuar fajin, ka kërkuar me marrëveshje dënim me kusht, mori 6 muaj burg për parakalim të linjës së plotë në të cilën përveç 32-vjeçarit të vdekur, ka pasur edhe shtatë të plagosur.

Aktgjykimin e shkallës së parë e ka shqiptuar Gjykata Themelore në Gostivar, me propozimin e prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar.

Aksidenti ka ndodhur në Strazhë, në kohën kur Mileskit i ishte ndërprerë përkohësisht dënimi për mjekim. Se si një person i sëmurë ka drejtuar veturën nëpër rrugët e Maqedonisë autoriteteve të gjykatës dhe burgut nuk u interesonte.

Me në “Mercedes” ishin edhe dy shtetas serbë. Edhe ata mbetën të plagosur në aksident.

Mileski po vuan dënimin me tre vjet burg pasi paraprakisht e kishte pranuar fajin për rastin “Reket”, por nuk ndodhet në burg të rreptë, por në repartin e hapur të Burgut të Strugës. Për aksidentin menjëherë gjyqtari i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit, por shpejt doli nga paraburgimi dhe u kthye në burgun e Strugës. Sipas këshillit penal nga i njëjti, nga Gjykata Themelore Gostivar, ai tashmë është i burgosur dhe masa e paraburgimit kishte si shqiptohej.

Familja e të riut që ndërroi jetë dhe të lënduarit kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button