COP 26: U publikua draft-marrëveshja që kërkon detyrime më të rrepta nga vendet për emetimet e gazrave serë

Draft-marrëveshja e Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP 26) tashmë është gati dhe gjatë ditëve në vijim do të negociohet me vendet për forcimin  e planeve të tyre kombëtare klimatike deri në fund të vitit 2022, shkruan gazeta Guardian., raporton Portalb.mk.

Drafti u publikua nga Mbretëria e Bashkuar, gjegjësisht nga kryetari i Konferencës Botërore për Klimën, Alok Sharma. Me draftin ai i inkurajon vendet që të forcojnë objektivat e tyre për reduktimin e emetimeve të gazeve serë deri në vitin 2030 e për këtë të kenë një afat deri në fund të vitit të ardhshëm. Deri në këtë kohë, vendet do të duhet të rrisin angazhimet e tyre afatshkurtra, gjë që do të ishte gjithashtu një hap drejt zbutjes së ndryshimeve klimatike.

Draft-marrëveshja prej shteteve kërkohet gjithashtu të bien dakord për një tryezë të rrumbullakët në nivel ministror që do të mbahet çdo nëntor, e cila do të fokusohej në ambiciet e mëtejshme.

Në draft gjithashtu kujtohet se sipas Marrëveshjes së Parisit, shtetet munden në çdo kohë të bëjnë premtime të reja, më ambicioze për klimën dhe për herë të parë u bëjnë thirrje vendeve që të heqin gradualisht subvencionet për qymyrin dhe karburantet fosile.

Drafti i publikuar sot do të jetë objekt negociatash mes vendeve në tre ditët e fundit, të cilat do të përbëjnë bazën e rezultatit përfundimtar të COP 26, i cili synon të sqarojë detajet e Marrëveshjes së Parisit dhe të ndërlidhet me të.

Në draft është theksuar edhe shqetësimi serioz se me angazhimet aktuale, emetimet e gazeve serë janë rrugës për t’u rritur në mbarë botën me 13,7 për qind deri në vitin 2030.

Prandaj draft-dokumenti propozon që vendet të bien dakord të përshpejtojnë e heqjen e qymyrit dhe subvencionet e karburanteve fosile – që është potencialisht njohja e parë e rolit qendror të lëndëve djegëse fosile në krizën klimatike në një marrëveshje të Kombeve të Bashkuara, por edhe u bën thirrje të gjitha vendeve të zhvilluara që të paktën të dyfishojnë financimin për të ndihmuar vendeve më të prekura në mbarë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button