Antikorrupsioni u bëri thirrje nxënësve të shkolla të mesme për zgjidhje kreative në temën mbrojtje të denoncuesve

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) ka shpallur thirrje publike për përpunimin e vizatimeve, në të cilin mund të marrin pjesë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, veçmas atyre shkollave për art. Qëllimi i kësaj thirrje është që të nxiten të rinjtë që t’i tregojnë pikëpamjet e tyre në temën, rëndësia e denoncuesve të korrupsionit dhe nevoja për mbrojtjen e tyre, nëpërmjet përpunimit të porosive vizuale, grafikave dhe tregimeve të shkurtra strip, njofton Portalb.mk.

“në këtë mënyrë edhe popullata më e re do të kyçet në procesin e informimit dhe edukimit të opinionit për denoncuesit, si model në shoqëri, por edhe për rëndësinë e mbrojtjes së tyre. Mbrojtja e denoncuesve në shoqëri është bazë për integritet më të madh të institucioneve dhe përforcim të vlerave themelore demokratike. Denoncuesit janë simbol i mbrojtjes së interesit publik përballë interesit personal dhe kanë rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave”, porositë KSHPK.

Të gjithë të interesuarit, mund t’i dërgojnë punimet e tyre: KËTU.

Veprat më të mira do të fitojnë certifikatë dhe literaturë profesionale nga fusha e vizatimit grafik. Çmimet do të ndahem më 9 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button