Kryetari i Komunës së Koçanit, të cilit iu përkeqësua gjendja gjatë konferencës për media të Mickoskit, është pozitiv me kovid-19

Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, dje gjatë pasditës  mori rezultat pozitiv në testin PCR për kovid-19, të cilin e kishte bërë në Qendrën për Shëndet Publik në Koçan, transmeton Portalb.mk.

Gjatë ditës, me kërkesë të tij, i është nënshtruar kontrollit, pasi dyshoi për gjendjen e tij shëndetësore pas rezultatit paraprak pozitiv nga testi i shpejtë i antigjenit. Më vonë, i është bërë incizim tomokrafik në qendrën për kovid në Shtip, por nuk është mbajtur për trajtim spitalor.

Në një deklaratë të shkurtër telefonike për MIA-në, Papazov konfirmoi se ndihet mirë, pa simptoma të dukshme të kovid-19, ndonëse të dyja testet konfirmuan praninë e koronavirusit.

Papazov pardje ka marrë postin e kryetarit të komunës, por nga sot është në pushim mjekësor dhe përgjegjësitë e punës do t’i koordinojë nga shtëpia.

Papazovit, iu përkeqësua gjendja gjatë kohës së konferencës për media të liderit partiak Hristijan Mickoski para selisë së partisë të dielën.

Rreth 15 minuta pas fillimit të konferencës për media, derisa Mickoski përgjigjej në pyetjet e gazetarëve, ndërsa pas tij ishin kryetarët e sapozgjedhur, Papazov u rrëzua, gjatë të cilit moment u mbajt nga bashkëpartiakët që ishin afër tij.

Mickoski ndërpreu konferencën për media, kurse gazetarëve u tha vetëm se kryetari është mirë. Shumë shpejt Mickoski publikoi një fotografi të përbashkët me të, duke thënë se është mirë dhe se periudha intensive deri më tani ka bërë të vetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button