fbpx

Qeveria shpall konkurs për 99 drejtor

Qeveria ka nënshkruar shpallje për 99 drejtor shtetëror, tha zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjeorgjiev, duke informuar se konkursi do të jetë i hapur deri më 5 korrik, dhe në të mund të aplikojnë të gjithë qytetarët të cilët konsiderojnë se i përmbushin kriteret e parashikuara.

‘Të gjithë ata qytetarët të cilët do të vendosin të konkurrojnë duhet ti plotësojnë kushtet e parashikuara, ndërsa thirrja publike i përket vendeve udhëheqëse, pozicioneve të zbrazura, ose për vende pune ku udhëheqësve u kalon mandati deri në fund të vitit 2013. Në Konkurs ofrohen vende pune për drejtor të Ndërmarrjeve publike, Inspektoratit shtetëror urbanistik dhe ndërtimtarisë, anëtarë në këshillin e drejtorit të përgjithshëm të M-Nav, disa pozita udhëheqëse në MEPSO dhe disa drejtor ekonomik dhe medicinal nëpër institucionet shtetërore’ tha Gjeorgjiev.

 Në konkursin e parë kanë aplikuar 2 mijë persona, ndërsa ka filluar faza e shqyrtimit të fazat e intervistimit të kandidatëve potencial.

Në periudhë prej 7-10 ditë, siç tha Gjeorgjiev, duhet të përfundojë shqyrtimi i kandidatëve për ambasador, ndërsa më pas do të shqyrtohen aplikimet për konkurset e shpallura.

Konkursi i parë ishte shpallur për 130 pozita udhëheqëse.

Tags

Lajme të ngjashme