fbpx

Nuk ekziston asnjë studim që thotë se individ të caktuar nuk preken nga COVID19

Tituj sensacional e bombastik të cilat luajnë me emocionet dhe psikologjinë e lexuesit janë mënyra më e mirë për të tërhequr sa më shumë klikime. Pandemia COVID19 aktualisht është në fokus të kësaj veprimtarie e cila përdor manipulime dhe mashtrime nga më të ndryshmet duke përdorur fenomenin global për të tërhequr vëmendjen e lexuesve.

Titulli i përmbajtjes që recensojmë është: Do të habiteni edhe ju, sipas studimit të fundit, ja kush nuk preket kurrë nga Kovid sepse… Edhe pse kjo përmbajtje figuron të jetë postuar në fillim të marsit të këtij viti, nga një portal me emrin “Ingazeta”.

Titulli sensacional shoqërohet me një përmbajtje “informative” shumë të paqartë. Fjalitë e tekstit nuk kanë lidhje logjike me njëra tjetrën. Edhe pse në titull pretendohet se ekziston një studim që na tregon se një kategori e caktuar njerëzish nuk mundet të infektohen me COVID19, në tekst autori nuk na thotë asgjë rreth këtij pretendimi.

Në paragrafin e parë të përmbajtjes thuhet se studiuesit kanë dokumentuar shumë raste ku trupi i njeriut siguron përgjigje imunitare. Në rreshtin tjetër autori bie në kundërshtim me fjalët e tij dhe thotë se është studiuar një grup prej vetëm 20 personash të cilët e kanë kaluar COVID19 dhe si pasojë kanë krijuar përgjigje imunitare. Në asnjë moment lexuesit nuk i shpjegohet se kush janë këto studiues, ku është kryer studimi, cili ka qenë qëllimi i studimit, etj.

Është e çuditshme dhe pa asnjë kuptim fjalia e përmbyllëse e përmbajtjes e cila thotë:

“Në grupin e ekzaminuar nga studiuesit, kishte subjekte të cilët u konstatuan se ishin imunë, pavarësisht se nuk kishin hyrë në kontakt, shkruan ditorja.” 

Nuk ka fakte se ndonjë grup i caktuar njerëzish është imun ndaj COVID19

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nuk ka fakte se ekziston një kategori e caktuar njerëzish të cilët nuk mundet të preken nga COVID19. Ne jemi të mbrojtur nga COVID19 vetëm për aq kohë sa i respektojmë rekomandimet e institucioneve ose nuk kemi kontakt me persona të infektuar. Tashmë, ne e dimë se sëmundja COVID19 shkaktohet nga virusi SARS-CoV-2, i cili përhapet mes njerëzve në mënyra të ndryshme.

Virusi mund të përhapet nga goja ose hunda kur një person i infektuar nxjerr grimca të vogla të lëngshme gjatë kollitjes, teshtimës, të folurit ose gjatë frymëmarrjes. Këto grimca variojnë nga pikat më të mëdha të frymëmarrjes deri tek aerosolet më të vogla.

Dëshmitë aktuale thonë se virusi përhapet kryesisht midis njerëzve që janë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin, zakonisht brenda 1 metër (me rreze të shkurtër). Një person mund të infektohet kur aerosolët ose pikat që përmbajnë virusin thithen ose vijnë drejtpërdrejt në kontakt me sytë, hundën ose gojën. Virusi mund të përhapet gjithashtu në ambiente të brendshme të ajrosura dobët dhe/ose të mbushura me njerëz, ku njerëzit priren të kalojnë periudha më të gjata kohore. Kjo ndodh sepse aerosolet mbeten pezull në ajër ose udhëtojnë më larg se 1 metër (me rreze të gjatë). Njerëzit gjithashtu mund të infektohen duke prekur sipërfaqet që janë kontaminuar nga virusi kur prekin sytë, hundën ose gojën pa i pastruar duart.

Pavarësisht nëse kanë apo jo simptoma, njerëzit e infektuar mund të jenë ngjitës dhe virusi mund të përhapet prej tyre te njerëzit e tjerë.

Të dhënat laboratorike dëshmojnë se njerëzit e infektuar duket se janë më infektivë pak para se të shfaqin simptoma (përkatësisht 2 ditë para se të shfaqin simptoma) dhe në fillim të sëmundjes së tyre.

Pse nuk duhet të biem pre e titujve bombastik?

Clickbait përkufizohet nga Wikipedia si “përmbajtje në internet që ka për qëllim gjenerimin e të ardhurave në reklamim në internet, veçanërisht në kurriz të cilësisë ose saktësisë, duke u mbështetur në tituj sensacionalistë për të tërhequr klikimet dhe për të inkurajuar përcjelljen e materialeve mbi rrjetet shoqërore në internet. në mënyrë tipike synojnë të shfrytëzojnë “hendekun e kuriozitetit”, duke ofruar vetëm informata të mjaftueshme për ta bërë lexuesin interesant, por jo të mjaftueshme për të kënaqur kuriozitetin e tyre pa klikuar tek përmbajtja e lidhur.

Pra tituj të tillë janë mashtrues dhe nuk kanë për qëllim të informojnë lexuesin. Qëllimi i tyre i vetëm është të grumbullojnë sa më shumë klikime dhe ta rrisin popullaritetin e faqes. Në rastin e përmbajtjes që recensojmë luhet me emocionet e lexuesit. Po bëhen 2 vite që globi po përballet me pandeminë COVID19, njerëzit vazhdojnë të jenë emocional ndaj çdo informacioni të ri rreth pandemisë. Nëse do kishte një studim të tillë të gjithë do donin të dinin nëse i përkasin asaj kategorie të sigurt që nuk infektohet nga SARS-COV2, e të nxitur nga titulli lexuesit do e klikojnë lajmin dhe normal përmbajtja lë shumë për të dëshiruar. Nuk jepet asnjë informacion konkret, madje përmbajtja as që ka lidhje logjike me titullin në rastet “clickbait”.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button