Gazetari serb mohoi gjenocidin në Srebrenicë, Komshiç i ikën nga intervista (VIDEO)

Kryetari i Presidencës boshnjake, Zeljko Komshiç ka braktisur intervistën me agjencinë shtetërore serbe të lajmeve Tanjug, pasi gazetari që po e intervistonte e mohoi se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, raporton ABC. Gjatë intervistës, gazetari tha se ai nuk pajtohet se në Srebrenicë ka pasur gjenocid dhe se pozicioni i tij nuk ishte i rëndësishëm.

Komshiç tha se pozicioni është i rëndësishëm dhe e pyeti gazetarin se pse nuk pajtohet.

“Që një krim i tmerrshëm ka ndodhur?”, tha gazetari i Tanjugut.

“Është gjenocid. Ky është gjykimi i Tribunalit ndërkombëtar. Gjenocidi nuk është një krim i tmerrshëm. Krimet e tmerrshme janë tjera”, tha Komshiq.

“Ky është pozicioni yt”, shtoi gazetari.

“Nuk është pozicion i imi. Është çfarë verdikti i gjykatës ka thënë”, tha Komshiç.

“Me çfarë pajtoheni ju?”, pyeti gazetari, Komshiç iu përgjigj “Dhe ju nuk pajtoheni?”

“Nuk pajtohem me këtë”, tha gazetari.

Pas kësaj deklarate, Komshiç u ngrit nga intervista, i tha atij se intervistën do ta realizoj me dikë tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button