U arrestua 26 vjeçari për vjedhjen e katër bastoreve sportive në Shkup

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 26 vjeçarin në lidhje me katër vjedhje të realizuara nëpër bastoret e Shkupit brenda tri muajve, duke paralajmëruar padi ndaj tij, transmeton Portalb.mk.

“Në fshatin Novo Sellë në Shkup, punonjësit policor nga SPB Shkup kanë arrestuar 26 vjeçarin N.S. nga fshati Novo Sellë. Ai dyshohet se në periudhën nga 24 shkurti 2021 deri 21 maj 2021 duke kërcënuar punonjësit në katër bastore sportive, ka marrë para”, raportojnë nga Policia.

Në sqarimin e policisë theksohet që bëhet fjalë për bastore në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov”, “Orce Nikollov” dhe “Nikolla Trimpare”. Policia kishte bastisur shtëpinë e tij, ku kishte gjetur materiale që lidhen me krimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button