Aktakuzë kundër një personi për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një 1 personi me inicialet S.B. për veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullsisë civile’’, raporton Koha.net.

Prokuroria Speciale përmes një komunikate ka njoftuar se ndaj të pandehurit S.B., është ngrit aktakuza për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullsisë civile’’ e ndëshkueshme sipas nenit 142 të Ligjit penale të ish-RSFJ-së, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

“I pandehuri S.B. akuzohet se gjatë kohës së luftës, gjatë viteve 1998 – 1999, kishte marr peng dy viktima të rastit (bashkëshortë) T.K. dhe R.K., qytetarë të moshës 60 vjeçare, si dhe ndaj tyre kishte bërë trajtim çnjerëzor, maltretim fizik dhe psikik, ndërkaq ngjarja kishte ndodhur në fshatin Bellopojë Komuna e Pejës”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button