Përshkallëzohet kriza me refugjatët në kufirin polako-bjellorus

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Piotr Wawrzyk, tha se Bjellorusia po përgatit një provokim të madh pranë kufirit midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për radion publike polake, Wawrzyk akuzoi qeverinë bjelloruse për postimin e imazheve në rrjetet sociale që shfaqin një numër të madh refugjatësh që duan të kalojnë në Poloni.

Duke nënvizuar se situata në kufi mund të përkeqësohet, Wawrzyk tha se “Bjellorusia dëshiron të shkaktojë një incident të madh, mundësisht me të shtëna dhe viktima”.

Duke konfirmuar se qindra refugjatë po marshojnë drejt kufirit polako-bjellorus, Wawrzyk tha gjithashtu se sipas raportimeve të mediave, “do të ketë një përpjekje për një kalim masiv kufitar”.

“Regjimi bjellorus po vazhdon provokimet e tij dhe po përdor taktikat më të këqija të mundshme.” shtoi ai.

Ndërkohë, Stanisław Zaryn, zëdhënësi i ministrisë speciale të Shërbimeve Speciale të Polonisë, në një postim në Twitter u shpreh se “ka grupe të mëdha migrantësh në zonën e kufirit tonë, të cilët kontrollohen plotësisht nga shërbimet bjelloruse”.

“Sapo ka filluar një përpjekje e koordinuar për të hyrë në mënyrë masive në territorin e Republikës së Polonisë nga migrantët e përdorur nga Bjellorusia për sulmet hibride kundër Polonisë.” shtoi ai.

Videot që tregojnë marshimin masiv të refugjatëve drejt kufirit u shpërndanë në llogarinë zyrtare në Twitter të Ministrisë së Mbrojtjes së Polonisë.

Bashkimi Evropian akuzon administratën bjelloruse se “përdor migrimin e parregullt si mjet” dhe “përpjekje për të destabilizuar BE-në” duke dërguar emigrantë në kufijtë e vendeve të BE-së, si Polonia, Lituania dhe Letonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button