Gazprom filloi t’i mbushë depot e gazit në Evropë

Kompania ruse e energjisë Gazprom ka filluar dërgimin e gazit natyror në pesë depo nëntokësore në Evropë për muajin nëntor, konfirmoi kompania, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Gazprom ka miratuar planin për dërgimin e gazit në pesë depo nëntokësore në Evropë për muajin nëntor dhe ka filluar zbatimin e tij”, thuhet në deklaratë.

Më 27 tetor, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi Gazpromin të rrisë furnizimet e saj me gaz natyror në objektet e magazinimit në Evropë, pas mbushjes së depove ruse.

Me këtë pritet të ofrohet lehtësim për tregun evropian të gazit, i cili ka përjetuar rritje të çmimeve dhe mungesë furnizimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button