Ylber Sela dhe shkrimtari Fejzi Bojko fitues të çmimit shtetëror “22 Nëntori”

Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” në pajtim me Ligjin për çmime shtetërore dhe Rregulloren për punë të Këshillit, në seancën e fundit miratoi vendim për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” në vitin 2020 për mirënjohjen e njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Ky çmimi u është ndarë:

  • prof.dr. Ylber Selës, politikolog dhe
  • Fejzi Bojkos, shkrimtar

Çmimi fituesve do tu dorëzohet më 22 Nëntor (e hënë) në ora 12:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button