OSBE dhe Agjencia për Rini dhe Sport do të nisin fushatë ndërgjegjësimi kundër mostolerancës dhe urrejtjes në RMV

Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Agjencia për Rini dhe Sport e Maqedonisë së Veriut do të nisin një fushatë informuese publike të titulluar “Ndërprit rrethin – urrejtja nuk është stili yt”, e cila iu bënë thirrje të rinjve të ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për efektet e dëmshme të mostolerancës dhe urrejtjes.

“E dizejnuar për të trajtuar shprehjet negative që lidhen me të gjitha format e mostolerancës, fushata synon të ndikojë në mënyrë pozitive në diskursin social, jo vetëm mes të rinjve, por gjithashtu edhe në shoqërinë në tërësi. Ftohen përfaqësuesit e mediave që të marrin pjesë në promovimin e fushatës, e cila do të mbahet në restorantin Pelister më 10.11.2021, me fillim në ora 11:00”, informojnë nga OSBE.

Në këtë ngjarje do të flasin ambasadori Clemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport dhe Robert Alagjozovski, Koordinator Nacional për Ndërkulturalizëm, Një Shoqëri, Zhvillim Kulturor dhe Bashkëpunim Ndër-resor në Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja do të zhvillohet sipas protokolleve ekzistuese të COVID-19 në vend. Për të marrë pjesë në të, çdo pjesëmarrës duhet të paraqesë një çertifikatë vaksinimi me minimum një dozë vaksine të pranuar, ose pas demonstrimit të një testi PCR negativ të bërë brenda 72 orëve të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button