Teuta Arifi shpalli fitoren në Tetovë, Thaçi pranon humbjen

Kandidatja për komunën e Tetovës nga radhët e BDI-së sapo shpalli fitoren e saj në këtë qytet. Ajo tha se deri më tani janë numëruar 80% të votave dhe në shumicën e vendvotimeve ka pasur avantazh. Dallimi mes PDSH-së dhe BDI-së është 3600 vota.

“Do të punoj shumë që ta bëj Tetovën një vend me dinjitet. Falemnderit të gjithve për përkrahjen, para neve mbetet një garë tjetër pas dy javëve, por do ta fitojmë edhe këtë me dinjitet” tha Arifi

Nga ana tjetër nga selia e PDSH-së, Thaçi ka pranuar humbjen në këtë qytet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button