Është lidhur kontratë, dekorimi për Vitin e Ri në Shkup do të kushtojë 240 mijë euro

Qyteti i Shkupit nënshkroi kontratën për dekorimin e qytetit për Vitin e Ri. Dekorimi do të kushtojë 243 mijë euro, kurse marrëveshjen e ka nënshkruar ish-kryetari Petre Shilegov me kompaninë “Link Media Plus”. Kjo kompani ka qenë e vetmja që ka paraqitur ofertë në thirrjen publike të shpallur në shtator, transmeton Portalb.mk.

“Dekorimi parashikon vendosjen e pemës qendrore të Vitit të Ri në sheshin Maqedonia dhe dekorimin e disa lokacioneve dhe rrugëve të tjera. Dekorimi duhet të jetë në frymën e kohës moderne dhe të jetesës, me efekte të larta estetike dhe artistike, duke ruajtur konceptin e unifikuar të gjithë hapësirës. Dekorimi për Vitin e Ri duhet të përfundojë deri më 20 nëntor”, thuhet në kontratën e publikuar në faqen e Byrosë për furnizime publike.

Vitin e kaluar kryeqyteti u dekorua për Vitin e Ri, por për shkak të pandemisë së kovid-19 nuk pati festë për Vitin e Ri. VMRO-DPMNE-ja më pas kërkoi që Qyteti i Shkupit dhe komunat të heqin dorë nga dekorimet e Vitit të Ri për shkak të pandemisë së kovid-19, gjegjësisht të mos shpenzojnë para nga buxheti për dritat dhe dekorime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button