fbpx

Hekuri i shkritores së Velesit nuk ka materie të rrezikshme, mund të pritet dhe të shitet si skrap

Kompania “Metrud’hem”, e cila është poseduese e shkritores së Velesit, do të mund të vazhdojë me prerjen e pjesëve metalike të kapacitetit të dikurshëm industrial dhe t’i shesë ato si skrap. Në Elaboratin për mbrojtjen e mjedisit jetësor, që kompania e ka dorëzuar në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në shtator, është konstatuar se, në bazë të analizës së karakteristikave kimike të materialeve, nuk janë konstatuar lëndë të rrezikshme në to, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Siç informojnë nga Ministria, Elaborati ka të bëjë për një pjesë të shkritores së vjetër me sipërfaqe rreth 1000 metra katrorë, ku ka mbetje të skrapit metalik nga funksionimi i mëparshëm i shkritores. Investitori do të bëjë trajtimin mekanik dhe fizik të disa llojeve të mbetjeve duke i prerë me gërshërë pneumatike dhe pajisje të tjera. Analiza në dokument nuk i përfshin ndërtesat, të cilat janë gjithashtu në pronësi të “Metrud’hem”.

“Me 10 shtator Drejtorinë për mjedis jetësor të Ministrisë për Mjedisin Jetësor kompania Metrud’hem” e ka dorëzuar Elaboratin për mbrojtjen e mjedisit jetësor “Prerja dhe largimi i pjesëve dhe pjesëve ekzistuese metalike nga pajisjeve nga shkritorja e plumbit dhe zinkut” në Komunën e Velesit. Sipas Elaboratit për mbrojtjen e mjedisit jetësor, objekt i analizës është trajtimi mekanik dhe fizik i mbeturinave të hekurit (pjesë të vjetra, pajisje dhe hekur i shpërndarë) që ndodhen në një pjesë të oborrit të shkritores së vjetër për plumb dhe zink. Bëhet fjalë për hekur të shpërndarë në një pjesë të lokacionit, e jo për objekte”, bëjnë të ditur nga Ministria.

“Metrud’hem” u ngarkua të bëjë një Elaborat, pasi në maj të këtij viti, gjatë prerjes së metalit nga një impiant filtri, ka ndodhur një shpërthim dhe ka shpërthyer zjarr në rrethin e objektit. Më pas Inspektorati Shtetëror për Mjedis informoi se punonjës të kompanisë “ZD Waste Ohrid” janë gjetur në hapësirën e fabrikës duke prerë skrap.

Qëllimi i raportit që e kanë kërkuar nga inspektorët ishte përcaktimi i sasive të destinuara për përpunim dhe shitje të mbetjeve, si dhe nëse ato përmbajnë mbetje apo kimikate të ndezshme, të cilat mund të paraqesin rrezik gjatë përpunimit të mëtejshëm për shëndetin e njerëzve apo për mjedisin.

Pas shpërthimit dhe zjarrit në objekt, organizatat lokale ekologjike bënë thirrje që të gjitha aktivitetet në shkritore të bëhen me dijeninë e publikut që të mos krijohet panik në qytet. Aktivistët paralajmëronin se një sasi e madhe e acidit sulfurik ende ruhet në një depo, e cila ndodhet në objektin e braktisur të ish Shkritores dhe se rrezik për shëndetin e banorëve të Velesit nuk është vetëm kodra e zezë me skorje, por edhe objektet.

Toka ku ndodhen objektet e shkritores së Velesit është shtetërore dhe pas ndryshimit të Planit e Përgjithshëm aty është paraparë brezi i gjelbër i gjelbërimit mbrojtës dhe sanimi i tokës, gjë që nuk është bërë deri më sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button