“Parkingjet e Komunës Qendër” do të jetë ndërmarrje edhe për pastrimin dhe fshirjen e rrugëve dhe parqeve

Ndërmarrja Publike “Parkingjet Komuna Qendër” (PKQ) do të ketë një aktivitet të ri për ruajtjen e higjienës publike në të gjithë komunën. Kështu, përveç mirëmbajtjes së parkingjeve dhe ndëshkimit të parkimit të parregullt, ndërmarrja do të pastrojë dhe fshijë rrugët, parqet dhe sheshet në të gjithë Qendrën, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Komunës Goran Gerasimovski thotë se tashmë ka biseduar me drejtorin e PKQ-së Vasko Kiçevski për procedurat fillestare që duhet të bëhen në ndërmarrje, me qëllim të ndahet dhe fuqizohet sektori i higjienës publike në një sektor të ri të veçantë.

“Fillimisht duhet të definohet struktura e re e kompanisë dhe procedurat e transferimit të higjenistëve që janë të punësuar dhe mekanizimi në PKQ-së. Më pas do të bëhet një strukturë për repartet e nevojshme, numrin e koordinatorëve, ndarjen e komunës në rajone dhe vlerësimin e kapaciteteve të nevojshme. Me këtë qasje do të jemi të sigurt se do të kemi burime të mjaftueshme dhe plan të saktë pune për ta mbajtur komunën të pastër. Analiza për strukturën e sektorit të ri do të fillojë javën e ardhshme dhe pas vendimit të Këshillit do të fillojë zbatimi i tij”, tha kryetari Gerasimovski, duke shtuar se pret që kjo të funksionalizohet vitin e ardhshëm pas parashikimit të buxhetit për aktivitet shtesë.

Për funksionimin e suksesshëm të kompanisë është e nevojshme të sigurohen makineri të përshtatshme. Deri në fund të shkurtit duhet të prokurohet një cisternë e re për pastrimin e rrugëve, kurse do të prokurohen edhe tre fshirëse dhe një shtesë më e vogël për pastrimin e zonave të këmbësorëve.

Gerasimovski thotë se do të formohen të ashtuquajturat patrulla të lagjeve, të cilat do të jenë përgjegjëse për kujdesin dhe mbrojtjen nga shkatërrimi i të mirave publike dhe pajisjeve urbane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button