Kreu i LSDM-së do të mblidhet sot, para testit për votëbesim të Qeverisë

Këshilli ekzekutiv dhe qendror i LSDM-së do të mblidhet sot në mbrëmje, për herë të parë pas zgjedhjeve lokale dhe pas dorëheqjes së paralajmëruar të Zoran Zaevit nga pozita e liderit, transmeton Portalb.mk.

Zaev thirri seanca të këshillit ekzekutiv dhe qendror të LSDM-së, dy ditë para seancës së Kuvendit, ku do të votohet për mosbesim të Qeverisë së tij, pas iniciativës së bllokut opozitar.

Edhe pse nga LSDM, njoftuan se me dorëheqjen e Zaevit të funksionit partiak, në dorëheqje është e gjithë udhëheqësia e partisë, ai ende nuk ka zyrtarizuar dorëheqjen.

Nga LSDM ditëve të fundit informuan se, po zhvillohet konsultime të përditshme dhe mbledhje pune me partnerët e koalicionit nga shumica parlamentare, si dhe në kuadër të udhëheqësisë më të lartë partiake.

“LSDM vazhdon të bisedojë dhe të inicojë bashkëpunim me të gjitha forcat progresive dhe demokratike, me qëllim që të sigurojmë ardhmërinë stabile të shtetit tonë dhe gjithë popullit tonë”, theksuan nga partia.

Kujtojmë se Zaev paralajmëroi se do jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe liderit të LSDM-së më 31 dhjetor, pas disfatës që pësoi partia e tij në zgjedhjet lokale. Megjithatë, ai ende nuk ka dorëzuar asnjërën prej dorëheqjeve të paralajmëruara.

Lideri i VMRO – DPMNE-së të premten njoftoi se ka siguruar numrat për të rrëzuar Qeverinë. Për këtë, VMRO – DPMNE gjatë ditës së premte mblodhi nënshkrime nga partitë ASH, Alternativa, Besa dhe “E majta”.

Pasi që Zaev nuk dorëzoi dorëheqjen në Kuvend, VMRO dje dorëzoi në Kuvend iniciativë për votëbesim të Qeverisë. Kuvendi e caktoi seancën për këtë më 11 nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button