Këndi amerikan u transferua në Fakultetin Ekonomik të UKM-së

Ambasadorja amerikane Kate Marie Burns dhe rektori i Universiteti Kirili dhe Metodi (UKM) Nikolla Jankullovski dje lëshuan në përdorim Këndin amerikan në Shkup. Edhe pse zyrtarisht është hapur në janar të vitit 2005, mori hapësira të reja në Fakultetin Ekonomik në UKM-së, transmeton Portalb.mk.

Ambasadorja Burns në Twitter ka shkruar se hapja e Këndit amerikan thellon bashkëpunimin me UKM-në.

“Që nga viti 2005, Këndi amerikan në Shkup ofron programe kreative, studime në ShBA dhe burime të tjera që do t’i fuqizojnë të rinjtë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, shkroi ambasadorja Burns.

Përndryshe, Këndi amerikan deri më tani ka qenë i vendosur në bibliotekën e qytetit “Vëllezërit Milladinovci” në Shkup. I njëjti gjatë periudhës së kaluar, është bërë një vend i njohur, që iu ofron të rinjve shumë libra dhe revista dhe iu mundëson edhe qasje në internet për qëllime kërkimore.

Këndi amerikan ndër vite organizonte leksione të ndryshme, seminare, diskutime dhe orë të të folurit anglisht.

Në fushën e arsimit ofrohet këshillim për të rinjtë e interesuar që të planifikojnë të mësojnë dhe studiojnë në ShBA, kurse në të njëjtën kohë shërben si qendër alumni, ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që kanë qenë në Shtetet e Bashkuara përmes programit për shkëmbim kanë mundësinë të takohen dhe të mbajnë kontakte me miqtë e tyre në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button