Barazia gjinore në politikë: Nga fjalët të kalohet në vepra, radha është që meshkujt të ndërpresin obstruksionet

Pas 73 viteve pasi Vera Aceva ishte kryetarja e parë e Shkupit në vitin e largët 1948, sot zyrtarisht Danella Arsovska do të fillojë ta ushtrojë funksionin e saj. Ajo dhe kryetarja e Komunës së Nagoriçanit të Vjetër, Zhaklina Jovanovska e fituan besimin e votuesve, të cilët në këto zgjedhje lokale, nga gjithsej 297 kandidatë për kryetare komune, kishin mundësi të votojnë vetëm për 26 femra, shkruan Meta, njofton Portalb.

Sipas aktivisteve për të drejtat e grave, përfaqësimi i ulët i grave në pushtetin lokal është meritë e politikave të brendshme nëpër parti.

“Mospasja e ndërgjegjes për përfaqësim gjinor sjell deri në përfshirje tejet të ulët, ndërsa me faktin që nuk ka kuota të parashikuara ligjore të cilat do t’i nxisnin të kandidojnë gratë. Kur nuk ka motiv për përfshirje të grave në pozitat e larta, ligji është çdoherë tregues i mirë”, thotë Mersiha Smailloviq, përfaqësuese e OJQ-së Legis.

Kristina Haxhi-Vasileva, drejtoreshë e kompanisë Konsalting për zhvillim strategjik, e cila mes tjerash në analizën e saj fokusohet edhe në barazinë gjinore, theksoi se në këto zgjedhje ka madje edhe një rënie nga përbërja e mëparshme e kryetareve të komunave, kur kishte gjashtë.

“Kur shihni se vetëm 8.4 për qind e kandidatëve për kryetar komunash ishin gra, nuk është për t’u habitur numri i kryetareve të zgjedhura. Ndryshe nga listat për këshilltarë komunalë ku ka një kuotë (40 për qind e kandidatëve dhe çdo e treta duhet të rezervohet për gratë), për zgjedhjen e kryetarit nuk ka një gjë të tillë, ndaj partitë emërojnë burra. Fatkeqësisht partitë edhe pse kanë unione/seksione/forume të grave etj, megjithatë rrallë ose shumë vështirë vendosin që të emërojnë anëtarë partiakë për poste kaq të rëndësishme”, thotë Kristina Haxhi-Vasileva.

Ajo thekson se rezultatet e tilla shkatërruese për gratë janë për shkak të presionit dhe vëmendjes së fortë publike ndaj së cilës janë të ekspozuara kandidatet, që (më së) shpesh(i) është e ngarkuar me seksizëm.

Burrat, ndërsa sipas rezultateve zgjedhore, edhe gratë votuese nuk u besojnë grave

Smailloviq shpjegoi se gratë votojnë për opsionet që veç më u janë ofruar. Por ajo beson se gratë brenda partive janë ato që duhet të luftojnë për përfshirje.

“Burrat, gjegjësisht, partitë duhet të emërojnë kandidatët në përputhje me cilësitë e udhëhequra nga të gjitha hulumtimet se gratë janë më pak të prirura për marrëveshje korruptive dhe biznese të paligjshme”, tha Smailloviq.

Në anën tjetër, Haxhi-Vasileva sqaroi se mosbesimi i votuesve është për shkak të mos përmbushjes së premtimeve.

“Kur nga pesë-gjashtë kryetarë komunash, dy-tre nuk i plotësojnë pritshmëritë e votuesve, zhgënjimi është më i madh dhe i kushtohet më shumë rëndësi sesa kur nga 75 kryetarë të dështojnë njëzet, Prej femrave gjithmonë pritet më shumë”, tha Haxhi-Vasileva.

Në fillim të fushatës zgjedhore, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale publikoi një statistikë shkatërruese ku thuhet se dhuna ndaj grave në partitë politike është shumë e lartë dhe është 47 për qind. Për më tepër, Haxhi-Vasileva thotë se shumica e partive nuk kanë mekanizma të vendosur nga brenda për trajtimin e dhunës ndaj grave, siç janë kodet e sjelljes apo rregullore/procedura për trajtimin e dhunës me bazë gjinore dhe të ngjashme.

Ajo potencon se në të njëjtën kohë, stereotipat gjinore për gratë që hyjnë në politikë, veçanërisht në komunitetet më të vogla, i pengojnë vetë gratë të marrin përgjegjësi të tilla ose të mbështesin gratë e tjera. Për gratë, angazhimi social shihet gjithmonë si “vjedhje” e kohës nga familja dhe shpesh këto gra konsiderohen të korruptuara dhe të pamoralshme. Për të njëjtat arsye, mungon solidariteti bazë midis grave.

Konstatim të ngjashme ka edhe Smailloviq.

“Në qarqet ndërpartiake, ku vendimet merren së paku në partitë më të vogla politike dhe partitë në komunitete më të vogla, vendimet merren në takime joformale, në orët e vona, jashtë selisë së partisë”, tha ajo, duke theksuar se gratë të cilat nuk do ta pranonin këtë, nuk janë të njohur as me procedurën e vendimmarrjes, por vetëm me vendimin përfundimtar.

“Gratë nga partitë politike që duan të nominohen për poste më të larta, duhet të jenë “ideale” për nga karakteristikat fizike dhe të gjitha detajet e tjera të jetës së saj private. Komentet ndaj grave në rrjetet sociale janë brutale. Natyrisht, fushata që filloi pak para zgjedhjeve që synon dhunën ndaj grave në politikë është në mbështetje, por një nga sloganet është se “burrat duhet të bëjnë më shumë”, vuri në dukje Smailloviq.

Emri kryetar komune, që përdoret në gjininë mashkullore, aktivisteve të së drejtave të grave u mbeti si përshtypje e pahijshme nga nata zgjedhore, kur lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ia uroi fitoren Danella Arovskës. Ndërsa, vërejtën se madje edhe vetë ajo u quajt kryetar komune.

“Nuk është përdorur as fjala rektor, derisa në atë pozitë erdhi Radmila Kiprijanova. Më pas u bë normale që të përdorej emri rektore, pra në gjininë femërore. Gjuha maqedonase është produktive dhe lejon krijimin e formave femërore nga nomina agentis, gjegjësisht realizues të veprimeve si mësues-mësuese, nikoqir- nikoqir e, nxënës-nxënëse, madje edhe kryetare e komunës. Ata që nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi nuk e dinë gjuhën e tyre”, tha Haxhi-Vasileva.

Teuta Arifi, e cila ishte kryetare e komunës së Tetovës për tetë vjet, në vitin 2019 në konferencën “Roli i gruas në ruajtjen e paqes dhe sigurisë/ Rezoluta 1325 baza për veprim” tha: “Besoj se paqja dhe demokracia janë mundësia e vetme për gratë. Çdo kombinim dhe opsion tjetër jep mundësinë e një patriarkati që mund t’i ngjajë një programi politik dhe çdo gjë tjetër, një patriarkati me të cilin shanset për ne femrat janë shumë më të vogla, sepse në të gjithë atë narrativë do ta përkufizonim veten, siç e ka shpjeguar Niçe në mënyrë filozofike, për gratë kur tha se pozicioni më i bukur për një grua është të jetë një jastëk i hollë dhe i butë i luftëtarit”.

Edhe Smailloviq beson se patriarkati në Ballkan ka shumë ndikim në perceptimin e grave dhe të drejtave dhe mundësive të tyre për të qenë një udhëheqëse aktive dhe pjesëmarrëse në politikë.

“Në përgjithësi edhe në botë ka lëvizje dhe lufta për përfshirjen e grave në partitë politike. Mirëpo, në vendin tonë e komplikon edhe më shumë fakti i ndikimit të fortë të patriarkatit, në të cilën roli i gruas reduktohet vetëm në shtëpi, në riprodhim si dhe në kujdesin për familjen dhe shtëpinë. Në mënyrë që një grua të përjetojë veten në një formë dhe rol të ndryshëm, është e nevojshme të punohet edhe me gratë edhe me burrat. “Ne duhet ta kuptojmë këtë si një luftë dhe angazhim të përbashkët”, tha ajo.

Haxhi-Vasileva pajtohet me këtë pohim se stereotipat gjinore ndikojnë në krijimin e identiteteve dhe roleve gjinore që duhet të marrim në një shoqëri.

“Ato vlejnë si për femrat ashtu edhe për meshkujt, kështu që meshkujt pritet të fitojnë para, të ngasin një makinë të shkëlqyer, të shikojnë dhe të duan sportet e kështu me radhë. Për gratë, pritshmëritë janë që ato të arsimohen, të punojnë, të bëjnë detyrat e shtëpisë, të jenë të përkushtuara ndaj fëmijëve. Kur një shoqëri vendos pritshmëri të tilla, çdo gjë jashtë tyre është më e vështirë të arrihet për të dy gjinitë”, komentoi Haxhi-Vasileva.

Veç kësaj, aktivistet theksojnë se gjatë fushatës që u zhvillua në këto zgjedhje lokale, pati komente të shumta në stilin se vendi i gruas është në kuzhinë, ku duhet të gatuajë gjellë të verës.

Sipas Smailloviq, kjo fushatë ishte me të vërtetë me fjalë të ulëta, kishte komente se gruaja politikane nuk ishte e mirë sepse nuk kishte veshur fustan dhe kualifikime të ngjashme, që për ne votuesit minimizojnë atë që thotë ofendime dhe fjali të tilla stereotipa.

“Vendi i femrës është aty ku ai i mashkullit, nuk duhet minimizuar vetëm për shkak të faktit se është femër dhe të privohet nga disa pozicione vetëm për shkak të natyrës së saj biologjike. Gruaja mund dhe duhet të përfshihet në të gjitha proceset vendimmarrëse, duke filluar nga partitë politike dhe perceptimi i tyre për gratë edhe në parti”, tha ajo.

“Vendi i gruas është kudo që ajo dëshiron të jetë,” shtoi Haxhi-Vasileva, duke shtuar se për të pasur sukses, gratë kanë nevojë për politika të përshtatura për nevojat e tyre – mbështetje për t’u marrë me tema, fusha që konsiderohen tipike mashkullore, duke ndarë shembuj të grave që kanë pasur sukses, lirinë e shprehjes, të drejtën për të disponuar trupat e tyre, për të marrë vendime për vetveten.

Lidhur me pabarazinë shkatërruese gjinore, aktivistet e intervistuara nga Meta.mk thonë se kjo është për shkak të mospërputhjes së liderëve politikë dhe premtimeve të parealizuara gjatë viteve të kaluara për barazinë gjinore.

“Duhen përpjekje të forta që do të jenë të dukshme. Ministre, udhëheqëse, deputete, kryetare të komunave, të gjithë të emërohen nga kryesia e partisë ose të emërohen nga organet drejtuese në ministri. Duhen vepra, në vend të fjalëve”, apeloi Smailloviq.

“Zgjidhja është shumë e thjeshtë, vetëm duhet prej fjalëve të kalohet në vepra”, pohoi edhe Haxhi-Vasileva.
Sipas tyre, edhe pse gratë janë të barabarta në komunitet, ato kanë nevoja të ndryshme nga burrat, të cilat duhet të jenë në gjendje t’i artikulojnë lirshëm dhe t’i përfaqësojnë në mënyrë që të zgjidhen. Për këtë arsye, gratë janë gjithmonë të motivuara shtesë për ta bërë mjedisin e tyre familjar të përshtatshëm për nevojat e tyre, për të pasur rrugë të sigurta, trotuare, shtigje për biçikleta, parqe dhe hapësira të gjelbra. Dhe evidentimi i problematikave të një komune vjen nga përditshmëria në të.

Prandaj Haxhi-Vasileva apelon se gratë duhet të kërkojnë qasje të barabartë në të gjitha pozitat dhe gjithçka që ju nevojitet, që të mund të jetojnë jetë të lirë i cili do të mundësojë ta shfrytëzojnë gjithë potencialin e tyre pa mbështetje.

“Mendoj se lufta shekullore e grave ka përfunduar, jemi të vetëdijshme, të forcuara, tani është radha e meshkujve që të mos pengojnë rrugët e përparimit dhe barazisë”, përfundoi Smailloviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button