Alternativa e mblodhi strukturën e partisë, ky është vendimi i Kryesisë

Partia opozitare Alternativa përmes zëdhënësit Orhan Murtezani ka bërë të ditur që në partinë e tyre janë duke u zhvilluar takime të Kryesisë së ngushtë, ku u vendos që çdo vendim që do të merret do të respektohet nga të gjithë deputetët, transmeton Portalb.mk.

“Kishim një takim të kryesisë së ngushtë të Alternativës. Ajo që mund të themi aktualisht se debate brenda organeve të partisë vazhdon. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë vendim konkret”, deklaroi Murtezani.

Ai sqaroi që debate do të vazhdojë edhe nesër, ndërsa të gjithë deputetët e kësaj partie kanë vendosur të respektojnë vendimin e partisë.

“Besoj nesër, më së voni pasnesër do të kemi qëndrim të prerë në lidhje me qëndrimin tonë si Alternativë. Ajo që mund të themi tash është se grupi parlamentar, ose deputetët e Alternativës janë unik dhe të bashkuar, dhe cili do vendim që do të merret do të respektohet nga të gjithë deputetët nga të gjithë deputetët e Alternativës”, deklaroi Murtezani.

Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka pranuar kërkesën për votimin për besimin ndaj Qeverisë dhe e njëjta është arkivuar nga shërbimet përgjegjëse.Kërkesa u dorëzua sot nga ana e VMRO  – DPMNE-së, pasi Zaev nuk dorëzoi dorëheqjen e paralajmëruar në Kuvend në afatin që i vendosi si ultimatum partia opozitare.

Paraprakisht, deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi (Zejdi), i cili ditëve të fundit përflitej në media se nuk do të nënshkruaj për rrëzimin e Qeverisë, më në fund sot ka folur publikisht duke konfirmuar informatat se nuk do të pranojë që nënshkrimi i tij të jetë në listë me partinë e “E majta”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button