Gjykata vendosi mos të ketë rivotim në Zhelinë

Gjykata Administrative ka pranuar ankesën e Lëvizjes Besa për anulimin e rivotimit në Komunën e Zhelinës, duke sqaruar që nuk do të ketë rivotim për balotazh në këtë komunë, raporton Portalb.mk. Në bazë të këtij vendimi, kryetar i ardhshëm i Komunës së Zhelinës do të jetë Blerim Sejdiu.

Imsale Hasani e udhëhoqi Këshilli Gjyqësor, në përbërjen e së cilës ishin anëtarë Gazmend Fejzuli, Ranja Terzieva, Valentina Koneska dhe Edita Naskovska.

Seanca ishte mbajtur në mesditë, ku Lëvizja Besa u përfaqësua nga Jusuf Ilazi dhe Senad Ameti. Gjykata vendosi të anulojë vendimin e KSHZ që e mori më 5 nëntor, vendimin me numër 11-232. Me këtë vendim, Lëvizja Besa do të udhëheqë me dy komuna në këtë mandat, Zhelinën dhe Tetovën.

“Vetëm në lidhje me kundërshtimet e parashtruara nga Bashkimi Demokratik për Integrim, për Vendvotimin 2107 Zhelinë, është konstatuar që një person ka votuar me letërnjoftim të pavlefshëm, ndërsa në Raportin nga pajisja për identifikim biometrik të votuesve nuk përputhen të dhënat nga Procesverbali nr. 16 dhe konform kësaj, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e pranoi kundërshtimin dhe e anuloi votimin në këtë vendvotim”, pati vendosur KSHZ-ja në seancën e 38-të.

Në këtë komunë në balotazh ishte Lëvizja Besa përball BDI-së, ku në bazë të rezultateve arriti të fitojë Blerim Sejdiu nga Besa me 5 171 vota, kundrejt Fatmir Izairit me 5 102 vota.

Duke e marrë parasysh se të dy partitë janë në koalicion të nivelit qendror, Lëvizja Besa paralajmëroi largimin nga Qeveria. Ata rrezikuan edhe shumicën parlamentare, duke ju bashkangjitur nismës së opozitës shqiptare dhe maqedonase për krijimin e shumicës së re parlamentare, me qëllim rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e qeverisë së re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button